“Kjo është shpifje, më rrahën burrin, nuk do e lë me kaq”

13/03/2005 Flet avokatja e akuzuar Natasha Shehu
Avokatja, Natasha Shehu, në një intervistë për gazetën “Metropol”, ka mohuar të jetë e parfshirë në vjedhjen e të hollave të të afërmëve të viktimave të Otrantos. Ajo i cilëson shpifje reagimet e familjarëve ndërsa bënë të ditur se nuk do e lërë me kaq këtë problem.
Familjarët e të mbyturve të Otrantos, ju akuzojnë për vjedhjen e parave të të afërmve të tyre...?
Nuk është e vërtetë, pasi unë nuk i kam dhënë të holla askujt prej klientëve të mi. Por ata të kenë turp që bëjnë akuza të tilla, kur im shoq është rrahur nga ata në Vlorë e për këtë ka një akuzë në prokurorinë e Vlorës. Unë nuk kam ardhur fare në Vlorë e jo të kem tërhequr paratë e tyre. Kjo është një shpifje e tyre dhe më vjen keq që ulim emrin e shqiptarëve në Itali e njëkohësisht edhe duan të më ulin reputacionin tim si avokate. Por ky problem nuk ngelet me kaq. Unë kam sqaruar çdonjërin prej tyre.
Është e vërtetë që keni tërhequr të hollat e tyre nga Ministria e Mbrojtjes italiane?
Absolutisht jo. E përsëris, mos bini në lajme të tilla keqdashës.