E Diel, 1 Nëntor 2026

Axhemi: “Ministria e Arsimit të kontrollojë shpërndarjen e librave”



Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi, kërkoi nga Ministria e Arsimit që të marrë masa për të kontrolluar shpërndarjen e librave në prag të fillimit të sezonit të ri shkollor. Ai kërkoi nga Ministria e Arsimit që të marrë masa për shpërndarjen në kohë të librave për nxënësit. “Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës normalizimin e situatës së shpërndarjes së librit shkollor, duke kërkuar lidhje me drejtoritë arsimore në rrethe dhe shtëpitë botuese për të vendosur kontakte me çdo shkollë në mënyrë që prindërit dhe nxënësit të mos sorollaten. Të bëhet në afat shpërndarja e librit shkollor”, - tha Axhemi. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kritikuar edhe situatën në të cilën ndodhen shumica e shkollave në vend. “Prerja e disa shiritave në Shqipëri për të inauguruar rinovimin e mjediseve shkollore, nuk mund të mbulojë realitetin e hidhur, në të cilin ndodhen shkollat në vend”, - tha Axhemi.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›