Braçe: “Qeveria dështoi me premtimet në sektorin energjetik”
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, akuzoi kryeministrin Berisha se dështoi të realizonte premtimin e tij të bujshëm për furnizimin me energji 24 orë të qytetarëve shqiptarë. Braçe tha se shqiptarët sot jo vetëm që po vuajnë mungesën e furnizimit të plotë me energji elektrike, por po e paguajnë atë 50% më shtrenjtë. “Kryeministri ynë, me shenjë, gënjeshtar, i paaftë dhe i korruptuar, vazhdon të shërbejë dhe të shpërndajë jo më energji, drita dhe ujë, por mbi të gjitha të shërbejë togfjalëshin, siç edhe dje në Jug të vendi, ‘unë do të financoj, unë do të bëj, unë do të realizoj’. Sot, në vitin e katërt, ne jo vetëm nuk kemi burime të mjaftueshme energjie, ato kufizohen përditë, por ne paguajmë mbi 50% më shtrenjtë çmimin për 1 kilovat-orë energji elektrike. Sot Sali Berisha rrit çmimin e energjisë elektrike për të shpëtuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet. Sot Sali Berisha u heq dritat shqiptarëve për të përmirësuar treguesit nga vjedhja në Korporatë. Sot Sali Berisha shet energji elektrike duke ua hequr shqiptarëve, për të përkeqësuar treguesit nga vjedhja në Korporatë”, - tha Braçe. Deputeti socialist theksoi se mbi 70 mijë familje dhe biznese në të gjithë vendin nuk kanë ende matës dhe faturimi abuziv afrofe vazhdon të shtrihet jo vetëm në këtë grup familjesh pa matës, por edhe në ato familje që kanë matës.
21 Gusht 2008