Axhenda e ngjeshur e Berishës shtyn Kuvendin e PD-së
TIRANE- Kuvendi i Partisë Demokratike nuk do të mbahet më 12 dhjetor por më 14 dhjetor. Lajmin e shtyrjes së Kuvendit e ka dhënë vetë kryeministri Berisha gjatënjë interviste, duke thënë vetëm se forumi i madh i PD-së do të shtyhet për shkak të axhendës së tij.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur se shkaku i vërtetë i shtyrjes është audienca që kryeministri Berisha do të ketë me Papa Benediktin e 16.
Kryesia e PD-së kishte vendosur të shtunën e 12 dhjetorit si ditën kur do të mblidhej kuvendi zgjedhor ku dhe do të votohet për njeriun që do të drejtojë demokratët. Ndërkohë, deri tani dihet se kreu aktual i PD-së Sali Berisha është i vetëm në këtë garë.
Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, nga i cili do të dalin dhe anëtarët e kryesisë si dhe postet kryesore të saj, 2 nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.
Ende nuk dihet nëse demokratët do të vendosin në këtë Kuvend, nëse do të ndajnë apo jo poste partiake me ato në qeveri.
Do ti mbetet 14 dhjetorit për të zbuluar cdo të papritur të zgjedhjeve brenda selisë blu.
(e.n/News24/BalkanWeb)