E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode akuzon Ramën: Po punon kundër interesave të shqiptarëve

TIRANE- Ministri i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode ka akuzuar Edi Ramën si njeriun që punon kundër interesave të shqiptarëve dhe kërkon me çdo kusht dhe formë bllokimin e integrimit të vendit.
Bode theksoi nga Kuvendi i demokratëve të Pogradecit se Edi Rama është njeriu që nuk mund të kuptojë dhe të ndjenjë dhimbjen e mijëra familjeve të ndara nga emigracioni, të cilat presin dhe kërkojnë liberalizimin e vizave.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bode theksoi gjithashtu, se mazhoranca ndodhet përpara një ultimatumi absurd i cili ka vetëm dy alternativa: “revansh antikushtetues ose na dorëzoni pushtetin”.
Bode ka deklauar se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë as njërën dhe as tjetrën dhe se mbetet e vendosur për të vazhduar reformat e thella.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›