Axhenda e presidentit, Ivanov takon Ahmetin
Shkup-Presidenti i ri i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetim ku ka biseduar për axhendën e re të presidentit. Pas takimit, të dy personalitet deklaruar se kishin biseduar për çështje të përbashkëta të rëndësishme për vendin që janë në kompetencë të presidentit të shtetit. Gjithashtu, temë bisede ishte edhe përzgjedhja e anëtarëve të stafit të presidentit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se presidenti i ri është zgjedhur edhe nga votat e shqiptarëve dhe se sipas tij, Maqedonia është një interes i veçantë edhe për shqiptarët.
“Jemi të interesuar që çështja e emrit të zgjidhet në interes të përgjithshëm të qytetarëve në Maqedoni”, ka theksuar Ahmeti.
Presidenti Ivanov që pritet të marrë drejtimin e postit të presidentit muajin e ardhshëm ka theksuar se duhet të ndërtohen strategji shtetërore. “Na pret një periudhë ku mund të ndërtojmë strategji shtetërore dhe ajo që është realizuar të vërtetohet dhe të intensifikohet, me qëllim që qytetarët e Maqedonisë të ndjejnë të mirat e evrointegrimeve”, ka theksuar Ivanov, duke shtuar se në të ardhmen do të informojë për rrjedhat e reja në procesin e negociatave për emrin.