“PS po kërkon revanshin dhe jo Evropën”
19/04/2010 Topalli komenton kongresin e PS-së
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar dje përmes një konference për shtyp ndaj kongresit të Partisë Socialiste. Ajo e ka cilësuar atë si kongres të radhës së Partisë së Punës së Shqipërisë, një kongres ku pjesëmarrësit e të cilit, sipas Topallit, kërkojnë revanshin për të dënuar sërish shqiptarët për përbuzjen që u dëshmua më 28 qershor me votë. “Ky ishte kongresi i etërve dhe bijve të Bllokut, që, me platformat që shtruan sot, dëshmuan se janë të gatshëm për të bllokuar e për të larguar Shqipërinë nga Evropa. Dikur etërit në bunkerë e sot bijtë në kuti, nuk është alternativë për aspiratën evropiane të shqiptarëve”, theksoi Topalli. Në fjalën e saj, Kryeparlamentarja nuk ka lënë mënjanë as kreun e saj, Edi Ramën.
“Fytyra e shprishur, tmerri në sy, fjalori i oratorit kryesor, ishte i denjë për plenumin e Beratit apo shpellat mafioze, por jo për një parti anëtare të socialistëve evropianë.
Koreografia e kongresit të radhës së PPSH-së, të cilin e ndoqëm sot, me dënimin e grupeve armiqësore, terminologjinë e përdorur, propagandën fund e krye ‘shpifje e trillim’, dëshmoi se mendja dhe ora fatkeqësisht u ka mbetur te ‘Vaterloja’ e etërve të tyre”, përfundoi ajo.