Dosja "Gerdeci", Gjykata e Tiranes cakton treshen gjykuese
Tirane- Gjykata e Tiranes ka caktuar dje treshen e gjyqtareve, te cilet do te gjykojne dosjen penale te "Gerdecit", pasi eshte hedhur dhe shorti elektronik. Trupi gjykues do te drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Omari, ndersa pjese e trupes do te jene Sokol Tona dhe Martin Deda. Ne ditet ne vazhdim pritet qe gjyqtari Kreshnik Omari, te caktoje daten dhe oren e zhvillimit te seances gjyqesore. Po ashtu pritet qe te gjithe te pandehurit dhe avokatet te njoftohen, ne menyre te tille qe te jene prezente per zhvillimin e procesit. Nderkohe qe per pjesen civile nuk eshte hedhur ende shorti, per t'u caktuar gjykatesi qe do e shqyrtoje ate. Ne Gjykaten e Larte me daten 15 qershor do te zhvillohet seanca e pare per ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas "divorcit" te tij nga pjesa tjeter e te pandehurve. Dosja "Gerdeci" perbehet nga 28 mije faqe. Te pandehurit qe do te gjykohen nga Gjykata e Tiranes jane; Ylli Pinari, Dritan Minxholli, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, te cilet ndodhen me mase sigurie "arrest me burg". Po ashtu ne gjendje te lire gjykohen ushtaraket e Shtabit te Pergjithshem, te cilet kane pasur nje rol teknik ne shperthimin e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec. Dosja "Gerdeci" u nda ne tri pjese me 22 maj te ketij viti, pas kerkeses se bere nga vete te pandehurit per t'u gjykuar ne Gjykaten e Tiranes, sepse iu humbiste e drejta e nje gjykimi ne shkallet e tjera te gjyqesorit.