E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axurrët, pa partneret drejt Afrikës

Italia

Italia përgatitet për Botërorin 2010, ndërkohë trajneri Marçelo Lipi ka bërë të ditur se bashkëshortet apo partneret e futbollistëve të Kombëtares nuk do të udhëtojnë drejt Afrikës së Jugut. Tekniku “axurr” deklaroi se vendi organizator nuk është i sigurt për shoqëruesit e afërt të skuadrave. Ai shpjegoi haptazi: “Në Gjermani të gjitha partneret qëndruan pranë skuadrës dhe kaluam një muaj fantastik. Ndërsa në Afrikën e Jugut situata ndryshon. Ndërsa ne do të jemi të shoqëruar gjatë gjithë kohës dhe të sigurt, nuk mendojmë se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për bashkëshortet apo të fejuarat e lojtarëve”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›