E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azarenka dhe Sharapova ne finalen e tenisit ne Gjermani

Maria Sharapova dhe Viktoria Azarenka do të luajnë në finalen e turneut të tenisit në Shtutgart të Gjermanisë. Tenistja ruse dhe ajo bjelloruse, kaluan në gjysmëfinale përkatësisht çeken Kvitova.

Sharapova nuk e pati tërësisht të lehtë edhe pse fitoi 2-0 me sete. Sharapova fitoi setin e parë 6-4 dhe të dytin 7-6 pas lojës vendimtare, por iu desh të përballonte një sfidë të fortë nga kundërshtarja e saj. Rusja shpëtoi 3 brejk pointe, ndërsa në setin e dytë shpëtoi një set point që mund ta kishte barazuar rezultatin në 1-1.

Azarenka nuk e pati aspak të vështirë ndaj polakes Anjezka Radvanska, duke e mundur 2-0 me sete, por me rezultate të thella. Bjellorusja, numri 1 i botës, fitoi setin e parë 6-1 dhe pastaj edhe të dytin 6-3. Kjo ishte fitorja e pestë e Azarenkës në 5 takime ndaj Radvanskës këtë vit, ndërsa ishte hera e parë që nga Uimbëlldoni 2009 që 4 tenistet më të mira të botës arritën në gjysmëfinale.

Azarenka është numri 1, Sharapova është e dyta, Kvitova e treta dhe Radvanska e katërta. Po ashtu, dallohet qartë një dominim i sportisteve lindore pasi bëhet fjalë për teniste nga Bjellorusia, Rusia, Republika Çeke dhe Polonia, ndërsa amerikanet, australianet, francezet apo belget kanë mbetur pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›