Walcott, gati për Euro 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Theo Walcott do të jetë në dispozicion të Anglisë për Euro 2012.
Mesfushori i skuadrës londineze pësoi një dëmtim në kofshë në përballjen kundër Chelseas dhe fillimisht pritej se do të mungojë në vazhdim të sezonit. Por, Wenger beson se ish futbollisti i Southamptonit mund të luajë në ndeshjen e xhiros së fundit në Premierligë në West Bromwich.
“Është më pak serioze se sa mendonim. Ai ka gjasa të vogla të luajë në xhiron e fundit. Por, do të jetë sigurisht në dispozicion për Euro”, deklaroi Wenger për mediet britanike. Wenger po ashtu beson se periudha e qëndrimit jashtë fushës do ti shkojë në dobi Walcottit dhe Anglisë.
“Mendoj se lëndimi i Walcottit është lajm i mirë për Anglinë sepse ai mund të pushojë pak”, përfundoi francezi.