Skenderbeu pothuajse kampion i Shqiperise

Skënderbeu është thuajse kampion i Shqipërisë pas ndeshjeve të javës së 24-ët të Superligës. Barazimi 0-0 i Teutës me Kamzën ndihmoi korçarët që gjithashtu barazuan 0-0 në Ballsh me Bylisin
Skënderbeu është thuajse kampion i Shqipërisë për herë të dytë radhazi pas ndeshjeve të javës së 24-ët, të luajtura të gjitha në të njëjtën ditë dhe orë.
Korçarët barazuan 0-0 në Ballsh ndaj Bylisit, një rezultat jo i shkëlqyer, por që i lejoi të mbanin epërsinë 1-pikëshe ndaj Teutës pasi durrsakët habitshëm nuk fituan dot në Durrës ndaj Kamzës modeste. Barazim 0-0 edhe në “Niko Dovana” ku “djemtë e detit” treguan gjithë pafuqinë e tyre për të shfrytëzuar deri në fund shanset e tyre.
Nuk pati shumë histori në të dyja ndeshjet ku u duk se palët po ruanin njëra-tjetrën, por nuk ishte 100 për qind kështu, pasi Teuta nuk qe në gjendje të fitonte. Skënderbeu mbetet 1 pikë para Teutës, me 51 pikë ndaj 50.
Barazim edhe për Tiranën, 1-1 në kryeqytet ndaj Shkumbinit me gol të shënuar nga Cikalleshi për vendasit dhe barazim i minutave të fundit nga Endrien Magani për peqinasit. Bardheblutë e trajnerit Rubio Sançez duket sikur e kanë mendjen vetëm tek finalja e Kupës që do të luajnë ndaj Skënderbeut, pasi titulli kampion iu largua që pas humbjes në Korçë.
Flamurtari fitoi thellësisht ndaj Dinamos 5-0 dhe forcoi pozitat në vendin e katërt duke qenë tani 5 pikë i shkëputur nga Kastrioti. Për vonjatët golat u shënuan nga dy futbollistë, Gerhard Progni dhe Pero Pejiç. i pari realizoi 3 herë, duke nisur që në minutën e parë, për të vazhduar në pjesën e dytë me dy rrjeta të tjera.
Kroati Pejiç ndëshkoi ish-ekipin e tij blu në minutat 34 e 43.
Në ndeshjet e tjera, Laçi shtangu Kastriotin në Krujë, duke fituar 1-0 me golin e Burhan Emurllahut, Pogradeci nuk përfitoi dot nga faktori fushë ndaj Apolonisë duke barazuar 1-1, ndërsa Vllaznia u tregua edhe një herë e shuar ndaj Tomorit të Beratit, pasi në “Loro Boriçi” përballja përfundoi 0-0.