Reali derrmon Seviljen fiton 3-0 ne Bernabeu

Reali i Madridit arriti një fitore të lehtë ndaj Seviljes në “Santiago Bernabeu” duke forcuar edhe më tej pozitat në krye të kampionatit spanjoll dhe duke qenë shumë, shumë pranë titullit, me 91 pikë të grumbulluara. Suksesi ishte i merituar, falë golave të shënuar nga Kristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe dy herë nga sulmuesi kryesor, Karim Benzema, në të dytën.
Reali e nisi ndeshjen më mirë dhe realizoi shpejt pas një aksioni nga e majta dhe falë zotësisë individuale të portugezit, por më pas u detyrua të vuante rizgjimin e Seviljes, që pati disa raste të pastër brenda pak minutave.
Skuadra mike fare mirë mund të kishte barazuar, por lojtarët e saj gabuan në mënyrë amatoreske para portës së Iker Kasijasit. Ronaldo pati mundësi të shënonte golin e dytë personal dhe të 43-in në ligë në një goditje dënimi në zonën e rreptësisë, por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllë.
Në pjesën e dytë ishte Benzema që shënoi edhe dy herë, ndërsa skuadra e Murinjos mund të dalë kampione e Spanjës për herë të 32-të në historinë e saj, nëse Rajo Vajekano mund sonte Barcelonën në ndeshjen e orës 21:30.
Ndërkaq, madrilenët kanë shënuar 112 gola në 35 ndeshje, duke vazhduar ta rrisin rekordin e ri të kampionatit spanjoll.