E Diel, 1 Nëntor 2026

Boka Juniors nje gol dhe shume kartone

I fitoi 3 pikë, por në një ndeshje që pati po kaq kartontë të kuq, pra 3. Boka Juniors mbajti kryesimin e kampionatit “Klauzura” në Argjentinë, me suksesin e ngushtë 1-0 ndaj Kolonit në stadiumin “Bombonera” të Buenos Airesit, ndonëse fillimi ishte më i mirë për miqtë që provuan të shënonin me anë të mesfushorit Leonardo Prediger.

Pas kësaj erdhi goli i Bokës krijuar nga kroati Dario Cvitanoviç dhe shënuar nga Santiago Silva në mënyrë vërtet të mrekullueshme. Një festë e ligjshme për Silvën dhe shokët e tij, ndërsa pamjet e përsëritura e tregojnë edhe më mirë bukurinë e golit të shënuar nga futbollisti vendas.
Pas këtij momenti, nisi festivali i kartonëve të kuq. i pari u përjashtua Huan Insaurralde i Bokës për një ndërhyrje tepër të rëndë ndaj Predigerit.
Nuk u mbyll me kaq, pasi vendasit patën edhe një tjetër lojtar të përjashtuar. Ky ishte Klemente Rodrigez që mori dy të verdha radhazi për vonesë loje dhe për sjellje josportive.

Veçse, Koloni nuk mund të mbetej prapa dhe skuadra mike e mori një karton të kuq dhënë ndaj Moreno i Fabianesit. Në fund, tifozët e Bokës patën mundësi të festonin pasi skuadra e tyre e ruajti një pikë epërsi në krye të renditjes pas 12 ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›