Hysi hyn në luftë për titull
Në fakt, Drenica ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 nëpërmjet Taulant Dajakut në minutën e 31-të, atëherë kur Hysi përpiqej të shënonte.
Por, megjithatë vendasit nuk u dorëzuan deri në fund duke e kërkuar fitoren.
Këtë llapjanët e bënë gjatë pjesës së dytë kur i shënuan dy gola nëpërmjet Besar Musollit e Drilon Berishës, dhe kështu ndeshja u përmbyll me rezultat përfundimtar 2:1.
Por, duhet theksuar se pas golit të Drenicës, në tribunë ka ndodhur një fërkim mes tifozëve vendas dhe atyre të Drenicës, por intervenimi i Policisë ka bërë që situata të qetësohej.
Me këtë fitore, Hysi është ngjitur në kuotën e 42 pikëve dhe iu është bashkuar Prishtinës, Vëllaznimit e Trepçës ’89 në luftë për titull. Kurse, Drenica mbetet në kuotën e 33 pikëve në luftën e saj për ekzistencë.