E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, ende mister fati i kryepolicit Wang Lijun

Figura e një prej krerëve më të lartë të policisë kineze është vënë në dyshim pasi qeveria amerikane konfirmoi se ai vizitoi një nga konsullatat e saj.
 

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk mund ta komentojë ngjarjen ndërsa ka spekulime se oficeri Wang Lijun po kërkonte azil në SHBA.
 

Një nga zëvendës-ministrat e Jashtëm të Kinës, Cui Tiankai, deklaroi se bëhet fjalë për “një incident të izoluar”. Sipas tij kjo çështje ishte zgjidhur qetësisht, edhe pse nuk dha detaje mbi atë që i ka ndodhur oficerit Wang.
 

Lidhur me fatin e Wang Lijun ka pasur një sërë spekulimesh për ditë të tëra, pas një rrëmuje jashtë selisë së konsullatës amerikane në Çengdu më herët gjatë javës.
 

Oficeri Wang u bë i njohur në mbarë Kinën pasi drejtoi një super-operacion kundër krimit të organizuar në provincën Çongking, por ai u pezullua nga detyra për shkak të “stresit”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›