IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN
Akoma pa mbushur muajin në
postin e Presidentit të Maqedonisë,
George Ivanovi provokoi
hapur shqiptarët në rajon, duke
shpërfillur dy herë shtetin e ri të Kosovës
dhe kryetarin e saj, Fatmir Sejdiu. Veprimet
e tij janë në vazhdën e papërgjegjshmërisë
së politikës zyrtare maqedonase në raport
me shqiptarët. Me veprime e qëndrime të
tilla, ata po ndikojnë në përkeqësimin e
marrëdhënieve ndëretnike të brishta në
Maqedoni dhe po luajnë me zjarrin, duke
shpërfillur e injoruar bashkështetasit e
tyre, shqiptarët në Maqedoni.
Ivanovi e ka të vështirë të pranojë realitetin
e ri në Kosovë. Ai po tregon vendosmëri
për të ndjekur hapur një politikë
proserbe në raport me Kosovën, pa menduar
për pasojat që kjo politikë mund t‘i sjellë
vendit të tij dhe rajonit. Shqiptarët në
Maqedoni përbëjnë rreth një të tretën e
popullsisë dhe vetë Maqedonia tashmë
kufizohet me dy shtete shqiptare, Shqipërinë
dhe Kosovën. Megjithatë, maqedonasit
vazhdojë të shpërfillin shqiptarët
dhe kanë zgjedhur Serbisë si aleatin kryesor
në rajon, me të cilën e lidhin vetëm të
qenit fqinjë dhe një minoritet i vogël serb
prej 1,78% të popullsisë së Maqedonisë.
Duket se është antishqiptarizmi filli që lidh
segmente të fuqishme të politikës maqedonase
me ato serbe, ndonëse politika zyrtare,
si në Shqipëri, ashtu dhe Kosovë, në
vazhdimësi e ka mbështetur stabilitetin e
shtetit maqedonas.
Në të vërtetë, pozicioni i Ivanovit në
raport me shqiptarët nuk është se ka ndonjë
ndryshim të madh nga ai i promovuesit
të tij, Kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe
se pozicioni i të dy liderëve është mishërim
i qëndrimit që ka mbajtur dhe mban ndaj
shqiptarëve partia e tyre nacionaliste,
VMRO-DPMNE.
Si subjekt politik, VMRO-DPMNE,
ndonëse është nënshkruese e Marrëveshjes
së Ohrit, shpesh e ka shtuar pasigurinë
mbi të ardhmen e Maqedonisë, duke
dhënë herë pas here shenja se është gati të
heqë dorë nga zbatimi i saj. Ky subjekt ka
përkrahur edhe një projekt të Akademisë
së Shkencave të Shkupit për ndarjen e
Maqedonisë. Vetë kjo parti ka pasur dhe ka
politikanë, që akoma nuk po pajtohen me
mendimin se shtetin e Maqedonisë e kanë
bashkë me shqiptarët, si grupi më i madh
etnik pas sllavo-maqedonasve, e se Maqedonia
nuk do të mund të ekzistoje si shtet
me përmasat e sotme, nëse nuk respekton
shqiptarët. Ishte kjo forcë politike në pushtet,
në vitin 2001, ajo që nuk la asnjë
mundësi për përmbushjen, në rrugë
paqësore të të drejtave kombëtare të shqiptarëve
në Maqedoni dhe i detyroi ata të
fillonin lëvizjen e armatosur.
Në vazhdimësi, problemi më i madh i
klasës politike maqedonase ka qenë dhe
mbetet keqmenaxhimi i raporteve me
popullsinë shqiptare, e cila jeton në trojet
e veta, në Maqedoninë Perëndimore.
Çështja e sotme e pazgjidhur shqiptare në
Maqedoni i ka rrënjët në histori. Ajo fillon
me Traktatin e Shën Stefanit, nënshkruar
në përfundim të luftës ruso-turke të vitit
1878 dhe Kongresin e Berlinit, të po atij viti,
thirrur nga Fuqitë e Mëdha Perëndimore
në përgjigje të Traktatit të Shën Stefanit.
Vazhdon më pas Konferencën e Londrës së
vitit 1913, e cila ndonëse e njohu Shqipërinë
si shtet të pavarur, cenoi rëndë
kufijtë e saj, duke shkëputur nga trungu
etnik rreth gjysmën e trojeve, përfshirë
edhe trojet e sotme shqiptare në Maqedoninë
Perëndimore. Dhe përmbyllet me
Kongresin e Versajës në vitin 1919, ku u bë
zyrtarizimi i ndarjes përfundimtare të këtyre
trojeve nga shteti amë.
Trojet shqiptare që tashmë përfshihen
në Maqedoni, ashtu si dhe Kosova, Çamëria
dhe trojet e tjera iu morën forcërisht Shqipërisë.
Këto territore, në përmbushje të
marrëveshjeve dhe lëshimeve reciproke të
Fuqive të Mëdha të kohës e në përputhje
me interesat e tyre gjeopolitike iu dhanë
aleatëve të tyre ballkanas. Duke ligjëruar
ndarjen e trojeve shqiptare, përfshirë edhe
atë pjesë që ndodhet brenda kufijve të
sotëm shtetërorë të Maqedonisë, diplomacia
e kohës bëri një nga investimet e saj më
të këqija e afatgjate për paqen dhe sigurinë
në Ballkan. Konflikti i vitit 2001 në
Maqedoni, midis shqiptarëve etnikë dhe
forcave maqedonase të sigurisë ishte një
nga pikat kulmore të këtij konflikti.
Por deri në përfundim të Luftës së Dytë
Botërore, edhe maqedonasit nuk patën
ndonjë status më të favorizuar se shqiptarët.
Pas krijimit të Mbretërisë së Serbëve,
Kroatëve dhe Sllovenëve, e më vonë
të Jugosllavisë së Parë, represioni dhe
gjenocidi ndaj shqiptarëve mori formë institucionale.
Me këtë problem filloi të merret
vetë Akademia e Shkencave. Jugosllavia
u kthye në një burg të madh popujsh,
ku përveç shqiptarëve ishin të "burgosur"
edhe vetë maqedonasit.
Starti thuajse i barabartë i shqiptarëve
dhe maqedonasve u prish në Jugosllavinë
e Titos. Shqiptarët e Maqedonisë jo vetëm
që nuk u bashkuan me Shqipërinë, por u
ndanë edhe nga shqiptarët e Kosovës.
Ndërsa maqedonasit nga ana e tyre, duke
përfituar statusin e republikës, për një
kohë të shkurtër formuan të gjitha institucionet
e veta. Më pas, në vitet e komunizmit,
maqedonasit i diskriminuan shqiptarët
dhe i trajtuan ata si qytetarë të
dorës së dytë. Duke jetuar në një territor
kompakt në Maqedoninë Perëndimore
dhe në kryeqytetin Shkup, shqiptarët, në
vitet ‘70-‘80, vuajtën prej keqtrajtimit të
autoriteteve komuniste të Shkupit, më
shumë se shqiptarët në Kosovë.
Në vitin 1981, duke ndjerë frikën nga rilindja
kombëtare e shqiptarëve të Kosovës,
autoritetet komuniste të Shkupit filluan një
represion të paparë ndaj shqiptarëve të
Maqedonisë, sidomos ndaj inteligjencies.
Ky represion arriti kulmin në vitin 1989.
Maqedonasit, në veprimet e tyre antishqiptare,
kopjonin në çdo hap të tyre Millosheviçin,
por duke i thelluar më tepër ato.
Kur Jugosllavia ishte në procesin e shpërbërjes,
në shtator 1991, maqedonasit organizuan
referendumin e tyre për pavarësi.
Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoni menduan
se kishte ardhur momenti për të
zgjidhur statusin e tyre juridiko-kushtetues.
Por Kushtetuta e vitit 1991 nuk e
përfillte realitetin e brendshëm të përbërjes
etnike të shtetit të ri maqedonas,
duke u bërë kështu gjeneruesi kryesor i
krizës në vend. Karakteri i saj thellësisht
nacionalist maqedonas cenonte rëndë interesat
kombëtare të shqiptarëve. Për këtë
arsye, deputetët shqiptarë nuk e votuan në
Parlament këtë Kushtetutë. Si autoktonë
në trojet e tyre, shqiptarët dolën me kërkesat
e veta për të qenë element shtet-formues,
ku gjuha e tyre të përdorej si gjuhë e
dytë. Kërkuan të drejtat deri në arsimin e
lartë, të drejta për punësim, për përfshirje
proporcionale në institucionet shtetërore
e strukturat e sigurisë. Këto kërkesa në
vazhdimësi u anashkaluan nga autoritetet
maqedonase.
Pas aprovimit të Kushtetutës maqedonase
të vitit 1991 dhe shpërfilljes së kërke-
save të tyre, shqiptarëve në Maqedoni nuk
u mbeti gjë tjetër, veçse të kërkonin rrugë
të tjera për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare.
Një prej tyre ishte organizimi i një
referendumi të veçantë, ku populli shqiptar
i Maqedonisë të shprehte vullnetin
e vet përmes deklarimit gjithëpopullor.
Autonomia e shpallur me referendumin e
mbajtur më 11 e 12 janar 1992, për shkak të
veprimtarisë përçarëse që autoritetet
maqedonase organizuan mes faktorit politik
shqiptar të kohës, mbeti vetëm në letër.
Megjithatë, ky referendum ishte një paralajmërim
dhe kundërpërgjigje ndaj të gjitha
vendimeve të njëanshme të politikës
maqedonase dhe injorimit prej tyre të interesave
kombëtare të shqiptarëve.
Në vazhdimësi, autoritetet maqedonase,
me propagandën e tyre, janë përpjekur
e janë treguar të suksesshëm që, në
opinionin ndërkombëtar të krijonin mendimin
e rrejshëm se marrëdhëniet ndëretnike
në Maqedoni janë të mira. Aq u besua
mashtrimi i tyre, saqë Maqedonia u bë vendi
i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkroi
Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit
me vendet e BE-së.
Shpërthimi i luftës në Kosovë dhe programi
i UÇK-së, duke kërkuar pavarësi për
Kosovën, natyrshëm mund të tërhiqte edhe
shqiptarët e Maqedonisë, për t‘u bashkuar
të gjithë së bashku me Kosovën, nga e cila
ishin ndarë administrativisht pas Luftës së
Dytë Botërore, për të jetuar në një shtet të
vetëm shqiptar. Por drejtuesit e UÇK-së nuk
e lejuan përhapjen e konfliktit në Maqedoni,
për të siguruar një mbështetje më të fuqishme
ndërkombëtare për luftën e tyre në
Kosovë, si dhe për t‘u dhënë një mundësi
autoriteteve maqedonase që të zgjidhnin,
pa humbur kohë e në rrugë paqësore, kërkesat
e drejta të shqiptarëve atje.
Por autoritetet maqedonase përsëri
ndoqën modelin serb të "dialogut" me shqiptarët.
Dhe kështu, në fillim të vitit 2001,
në Maqedoni shpërtheu konflikti i armatosur.
Shkaku kryesor pse shqiptarët e
Maqedonisë iu drejtuan armëve për të fituar
të drejtat e tyre kombëtare ishte konsumimi
i plotë i rrugës paqësore, humbja e besimit
nga ana e tyre se me mjete paqësore
do të mund të korrigjonin pozitën e tyre
juridiko-kushtetuese e të fitonin të drejtat
e tyre kombëtare. Nëse lufta midis shqiptarëve
dhe forcave maqedonase të sigurisë
do të thellohej më tej, siguria e pesë
vendeve kufitare me të; Shqipërisë, Kosovës,
Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë do të
cenohej drejtpërsëdrejti. Lufta në Maqedoni
do të destabilizonte Ballkanin Jugor
dhe do të rrezikonte të përhapte konfliktin
jo vetëm përtej ish-Jugosllavisë, por edhe
më gjerë. NATO, (sidomos SHBA-ja) me interesat
e saj jetike në Mesdheun Lindor,
nuk mund ta lejonte shtrirjen e konfliktit.
Për këtë, komuniteti ndërkombëtar u
angazhua fuqimisht në zgjidhjen e këtij
konflikti, dhe nën trysninë e tyre u firmos
Marrëveshja e Ohrit. Por, ndërsa shqiptarët
u çarmatosën dhe iu kthyen dialogut, zbatimi
i plotë i kësaj marrëveshjeje është
vënë seriozisht në dyshim. Ndërkohë, që
nuk duan t‘u japin shqiptarëve plotësisht
ato të drejta të planifikuara në marrëveshjen
kornizë të Ohrit, politika aktuale
maqedonase po synon, ashtu si para konfliktit
të vitit 2001, të mashtrojë përsëri faktorin
ndërkombëtar për gjoja respektim të
të drejtave të shqiptarëve. Dhe këtë po e
bën me synimin që të mos të ketë pengesa
në proceset integruese euroatlantike.
Duket se strategjia maqedonase është që,
nëpërmjet mashtrimeve dhe lojërave gjeopolitike,
të mund të arrijë integrimin e plotë
të Maqedonisë në BE, pa zbatuar pikat më
të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.
Dhe më pas, shteti i tyre nuk do të marrë
përsipër avancimin e të drejtave kombëtare
të shqiptarëve atje. Ato do të trajtohen
thjesht si përpjekje për "barazi ligjore
dhe politike të të gjithë individëve".
Njëlloj sikurse po vepron sot Greqia,
anëtare e BE-se, duke i mohuar pakicat
kombëtare e duke i trajtuar të drejtat e tyre
në kuadrin e barazisë ligjore e politike të të
gjithë individëve.
Politika e anashkalimit të të drejtave të
shqiptarëve dhe e zvarritjes së zbatimit të
plotë të Marrëveshjes së Ohrit është pa të
ardhme dhe e rrezikshme. Faktori politik
shqiptar atje duhet të jetë i vendosur dhe i
prerë në zbatimin e saj. Përndryshe, nëse
ata heshtin nisur nga lakmia për pushtet,
do të kujtohen në histori si tradhtarë të
kombit shqiptar. Pa zbatimin e plotë dhe
pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit nuk
mund të këtë Maqedoni me shqiptarë dhe
në kufijtë e saj të sotëm. Nga ana tjetër,
edhe faktori ndërkombëtar, si palë e tretë
nënshkruese dhe garantuese e Marrëveshjes
se Ohrit duhet të gjejë mekanizmat
për të detyruar politikën maqedonase
të respektojë plotësisht marrëveshjen.
Përndryshe, zjarri në dukje i vogël, të cilin e
ndezi Ivanovi me veprimet e tij provokuese
ndaj shqiptarëve, mund të përhapet shpejt,
pasi është ndezur në një vatër ku ka më
shumë prush se sa hi nga kriza e pazgjidhur
e vitit 2001. Dhe ky zjarr i ndezur nga politika
e papërgjegjshme maqedonase rrezikon
paqen dhe stabilitetin e Evropës
Juglindore.