RRUGA DURRES-KUKES DHE SHAJNITE PATRIOTIKE
Të gjithë kanë rënë në një grackë patriotike,
aq sa askush nuk guxon të
bëjë arsyetime jo ortodokse lidhur
me rrugën Durrës-Kukës-Morinë-
Prishtinë. Më keq nga të gjithë kanë ngecur
politikanët e opozitës, të cilët, nga frika
e një penalizimi elektoral, mezi guxojnë të
flasin për korrupsionin më gjigant që është
bërë ndonjëherë mbi dheun e Arbrit (domosdo,
investimi më gjigant do pillte korrupsionin
më gjigant).
Ilir Meta, i vetëdijshëm për legjendën
urbane mbi magjinë patriotike të kësaj
rruge, zgjodhi që, në vend të - ose krahas -
denoncimit të aferës korruptive, të vinte
kaskën e minatorit në kokë e të bënte një
vizitë në tunelin e madh. Me siguri ka menduar,
që rreshtimi me ata që glorifikojnë
patriotikisht rrugën është një gjest më elektoral
sesa rreshtimi me ata që denoncojnë
ligjërisht korrupsionin. E me këtë ka fryrë
edhe ca tullumbacen patriotike të rrugës.
Edhe Dritëro Agolli kish menduar pardje të
mos mbetej prapa të tjerëve. Foli për
rëndësinë patriotike të veprës me po atë
entuziazëm të shkujdesur, nën efektin e të
cilit janë ndodhur do persona të tjerë, që
bash këto ditë më kanë dërguar edhe mua
në rrugë kibernetike mesazhe të llojit: Ta
gëzojmë bashkimin kombëtar, zoti Nano!
Me sa duket, propaganda e ka bërë të
vetën: Njerëzve u intereson veçse të bëhen
pjesë e litanisë patriotike, e nuk u intereson
asgjë tjetër. E jo vetëm kaq; janë gati ta
linçojnë atë që thotë: "Dakord, dakord, por
hajt të bëjmë ca hesape", ose "ta gëzojmë
rrugën, ta gëzojmë dhe bashkimin kombëtar
po të doni, por ndërkohë nuk mund
të injorojmë faktin që ky investim është
bërë në shpërfillje flagrante të ligjeve, procedurave,
institucioneve, nuk mund të injorojmë
faktin që prapa impaktit patriotik
fshihet një kusari e padëgjuar". Provoni t‘i
thoni këto gjëra, e do ta shihni! Kurrë nuk
kam parë një klimë publike më mbytëse e
më shtypëse sesa kjo. Është një konsensus
totalitar, që të hap barkun. Është një konsensus
totalitar, që ta sjell mú përpara syve
të vërtetën e qartë të frazës johnson-iane
"the patriotism is the last refuge of scoundrels
(patriotizmi është streha e fundit, ku
fshihen horrat)". Është një konsensus totalitar,
që të bën të mendosh se është më
mirë të jesh pa Atdhe sesa me një Atdhe të
tillë, ku horri merr poza heroi e ku gjindja,
nën drogën e shajnive patriotike, e trajton
si të tillë pa një, pa dy.
Është aq i shpifur ky konsensus sa, kur
këto gjëra ia thashë dikujt që ka të njëjtin
mendim me mua lidhur me këtë fabul, ai
m‘u drejtua me fjalët: "Mos i thuaj publikisht
këto gjëra, pasi do rrezikosh të mbetesh
vetëm! Edhe lexuesit e tu të vëmendshëm
do të të kthejnë krahët".
Fiu! E përse vallë? Përse u dashka të
heshtim mbi faktin që investimi më i madh
publik në historinë e shtetit shqiptar nuk
ka qenë - e çuditshme kjo gjë - një premtim
elektoral, që ky investim filloi në vitin 2007
pa qenë i përfshirë në buxhetin e shtetit,
që nuk ka pasur e nuk ka asnjë studim, i cili
të na bëjë me dije ose mbi dobinë
ekonomike të kësaj rruge, ose mbi humbjet
ekonomike që ne duhet të paguajmë në
emër të kompaktësimit kombëtar, që kjo
rrugë ka filluar pa pasur një projekt e që po
përfundon pa e pasur një projekt (projekti
i një cope të rrugës bëhet pasi ndërtohet
kjo copë, dhe merret vesh se bëhet me synimin
për të përligjur preventivat e bërë nga
ndërtuesi), që nuk u bë asnjë tender për të
gjetur kompaninë zbatuese, që shteti shqiptar
livroi në favor të Bechtel-it 90 milionë
euro, ndërkohë që kjo kompani ende nuk
kish filluar punë në terren (mos i kruani
brirët me Bechtel-in! - me këto fjalë u është
hakërryer Berisha deputetëve të
opozitës që guxuan të ngrenë zërin në atë
rast), që Bechtel-i është hëm projektues,
hëm ndërtues, hëm supervisor (kështu si
kanë shkuar punët, nuk është çudi që
nesër të jetë dhe kolaudator i punimeve),
që vlefta e parashikuar fillimisht për këtë
investim ka qenë 200 milionë euro, që pak
më pas kjo vleftë shkoi dhe u bë 400 milionë
euro, që pak më pas akoma u fol nga
ministri i Transportit për 500 milionë euro,
që sot flitet se është një miliard euro, që
nesër, për ta mbyllur për fare këtë investim,
flitet se do të duhen edhe një miliard
euro të tjera, që askush prej qeverisë
nuk del të bëjë transparencën e asaj që ka
ndodhur etj., etj?
Ja, këto janë gjëra që ne duhet t‘i dimë,
pasi kjo vepër, si të gjitha veprat publike,
është ndërtuar me paratë e shqiptarëve, e
jo me paratë e berishajve. E nëse ka njerëz
(ndoshta janë të shumtë), që janë gati të
na thonë, se "nuk duam t‘ia dimë për korrupsionin"
(ky ishte mesazhi i nënkuptuar
edhe i patriotit Dritëro Agolli para dy
ditësh), këta njerëz bëjnë mirë ta dinë se
për njerëz të tjerë ka diçka që është më e
rëndësishme sesa patriotizmi i tyre rapsodik:
e vërteta dhe drejtësia. Është i rëndësishëm
shpirti kombëtar, por po kaq i rëndësishëm,
në mos ca më shumë, është edhe
shpirti civil e civik. Shpirti civil e civik e nënkupton
atë kombëtar, ndërsa shpirti kombëtar
nuk është e thënë ta nënkuptojë
atë civil e civik. Shpirti civil e civik na bëhet
krah në përpjekjet për të ndërtuar një
demokraci gjenuine e një shtet funksional
të së drejtës, ndërsa shpirti kombëtar nuk
RRUGA
DURRES-KUKES
DHE SHAJNITE
PATRIOTIKE
e ka për gjë të prodhojë e të legjitimojë horrat
në pushtet. Nuk e di se sa janë nga pikëpamja
numerike shqiptarët që janë dakord
me sa më sipër, por unë do isha i lumtur
të kisha lejen për t‘i përfaqësuar publikisht
duke thënë: "Mjaft me dëngla kombëtare
e kombëtariste! Veç në një mënyrë mund
ta duash atdheun tënd: duke u dhënë munxët,
e jo duke u dhënë mbështetje, horrave
që e sundojnë dhe e plaçkitin këtë atdhe.
Dhe natyrisht, duke mos i lënë këta
horra të mbrohen nën strehën e patriotizmit".
* * *
Ka dhe një çështje të dytë, e cila ka lidhje
me përurimin e bërë para tri ditësh, në të
cilin morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë
e të Kosovës, duke e shndërruar
atë festë të shpikur kombëtare në një festë
të shpifur partiake e tribale. Lind pyetja:
Çfarë u përurua atë ditë? Po dy ditë para
zgjedhjeve çfarë do të ripërurohet? A mos
vallë ne tani mund t‘u hipim makinave tona
në orën "X" e mund të mbërrijmë qetë-qetë
në Prishtinë në orën "X+4"? As që bëhet
fjalë. Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan
imediat për të nisur investimin në segmentin
Morinë-Prishtinë, i cili kap gjatësinë e
150 kilometrave. Në rastin më të mirë, kjo
mund të bëhet pas nja pesë a dhjetë vitesh.
Ah, epo atëherë ne mund të shkojmë qetëqetë
deri në Kukës pas këtyre përurimeve?
Po ç‘ne? Janë të paktën nja katër ura, në të
cilat po punohet e të cilat janë planifikuar
të mbarojnë nga fundi i vitit. Përveç kësaj,
edhe sikur këto ura të ishin gati sot,
trafikun do ta pengonin mos hapja e
tunelit të dytë dhe punimet e "rifiniturës"
brenda të dy tuneleve (ventilim, ndriçim,
masat kundër zjarrit, sistemi i kontrollit
dhe i komandimit elektronik), për të cilat
lipset të paktën një vit. Po mirë, po u bënë
dhe këto, jemi gati? Po si qenkemi gati,
mor vëllezër? Deri tani është punuar
vetëm në segmentin Rrëshen-Kalimash, i
cili kap gjatësinë 56 km. Segmentet e tjera,
Durrës-Milot (nja 50 km) dhe Milot-Rrëshen
(nja 50 km akoma), janë rrugë të standardit
të zakonshëm shqiptar, d.m.th me
dy korsi, dhe ka rrezik të mbeten kështu
për një kohë të gjatë. Pyesim dhe njëherë?
Çfarë përuroi Berisha, atëherë? Përuroi
sytë e vet. Dhe këtu gjyshja ime, ndjesë
pastë, do shtonte: që t‘i pëlcasin!
Berisha do vijojë ta tjerrë për ditë të tëra
këtë punë. Për ta shitur si meritë të vetën
në këtë prag zgjedhjesh? Sigurisht, por jo
vetëm. Do ta tjerrë gjatë edhe për një arsye
tjetër: ndërsa të tjerët janë të fokusuar te
tollovia patriotike, ai po përgatit dhe
vjedhjen e madhe të zgjedhjeve. Do t‘ia
dalë mbanë? Në kushtet e vëmendjes së
shtuar të ndërkombëtarëve, do të jetë e
vështirë. Por nëse s‘ka shumë në dorë për
të vjedhur zgjedhjet, ai ka në dorë për t‘i
prishur ato. Dhe mbani vesh! Është pikërisht
kjo që do të ndodhë: zgjedhjet do prishen.
Por "patriotët" tanë po njësoj do kenë
gojë për të thënë: "Le të bëjë ç‘të dojë! Ai na
bëri rrugën".
Si t‘ia bëjmë me të tillët? Hm! Veç një gjë
na mbetet për të bërë: të tregojmë, atje,
pranë kutive të votimit, se jemi më shumë
se ata.