Koreja e Veriut shpall djalin e Kim Jong Il liderin e ardhshëm
Sipas raporteve të bëra të
ditura nga media e Koresë
së Jugut, lideri i Koresë së
Veriut, Kim Jong Il, ka shpallur
edhe personin që do ta pasojë në
pushtet. Ai është djali i tij i tretë
që pritet të bëhet lideri i ri i vendit.
26-vjeçari është i njohur për
shpirtin e garës, për anglishten
perfekte dhe për preferencën
e madhe ndaj pijeve alkoolike.
Dy gazeta të mëdha të Koresë
së Jugut kanë botuar dje lajmin
e mësipërm. Sipas tij, të hënën
ushtria, partia dhe zyrtarë të tjerë
të lartë të Koresë së Veriut janë informuar
se Kim Jong Un, më i riu i
të tre fëmijëve të Kim Jong Il është
personi që do të pasojë atin e tij
në pushtet në dinastinë e parë komuniste
që njeh bota. Lajmi është
bërë në vijim të provokimeve të
fundit bërthamore të bëra nga
Koreja e Veriut, veprime që irrituan
shumë ndërkombëtarët.
Djali që konsiderohet tashmë si
"shoku Kim" do të shndërrohet
shumë shpejt në "frymëzim"
për rapsodët popullorë që do të
fi llojnë t‘i thurin këngë siç kanë
bërë me të atin dhe gjyshin e
tij, kur ata ishin në pushtet. Sipas
gazetave koreanojugore që
mendohet ta kenë marrë informacionin
nga shërbimet sekrete,
i gjithë aparati shtetëror ka nisur
që të mësohet me idenë e liderit
të ri. Megjithatë, këto lajme nuk
janë plotësisht të konfi rmuara.
Zëvendësimi i mundshëm i Kim
Jong Il nga djali i tij i tretë vjen
në një kohë intensifi kimi të tensioneve
mes vendit komunist,
fqinjëve të tij dhe komunitetit
ndërkombëtar në përgjithësi.
Në 5 prill, koreanët kryen një
provë bërthamore që shkaktoi
shumë kritika. Aktualisht, fuqitë
botërore po diskutojnë në lidhje
me sanksione të mundshme ndaj
vendit komunist. Sipas analistëve,
Kim Jong Il duhet të jetë i
sëmurë përderisa ka mundësi të
ketë bërë një emërim që duhet
ta kishte bërë në vitin 2012, në
100-vjetorin e lindjes së babait
të tij, themeluesit të Koresë së
Veriut, Kim Il Sung. Madje, i
gjithë vendi po përgatitet që tani
për festimet e vitit që cilësohet si
shumë i rëndësishëm në historinë
e vendit. Por sipas analistëve,
marrja e pushtetit nga ana e djalit
të tretë të Kimit nuk është edhe
aq e thjeshtë. Lideri ka edhe dy
djem të tjerë, të cilët thuhet se i
preferon më pak se të tretin, pasi
ata nuk kanë shpirt konkurrence
dhe iniciativë. Përpjekja për të
emëruar pasuesin e Kim Jong Il
ka nisur që në vjeshtën e vitit të
kaluar, kur lideri pati një goditje
në zemër. Pas periudhës së rehabilitimit,
ai u shfaq në publik
shumë më i dobët, më i thinjur
dhe nuk mori në drejtim të gjitha
detyrat e tij.
ditura nga media e Koresë
së Jugut, lideri i Koresë së
Veriut, Kim Jong Il, ka shpallur
edhe personin që do ta pasojë në
pushtet. Ai është djali i tij i tretë
që pritet të bëhet lideri i ri i vendit.
26-vjeçari është i njohur për
shpirtin e garës, për anglishten
perfekte dhe për preferencën
e madhe ndaj pijeve alkoolike.
Dy gazeta të mëdha të Koresë
së Jugut kanë botuar dje lajmin
e mësipërm. Sipas tij, të hënën
ushtria, partia dhe zyrtarë të tjerë
të lartë të Koresë së Veriut janë informuar
se Kim Jong Un, më i riu i
të tre fëmijëve të Kim Jong Il është
personi që do të pasojë atin e tij
në pushtet në dinastinë e parë komuniste
që njeh bota. Lajmi është
bërë në vijim të provokimeve të
fundit bërthamore të bëra nga
Koreja e Veriut, veprime që irrituan
shumë ndërkombëtarët.
Djali që konsiderohet tashmë si
"shoku Kim" do të shndërrohet
shumë shpejt në "frymëzim"
për rapsodët popullorë që do të
fi llojnë t‘i thurin këngë siç kanë
bërë me të atin dhe gjyshin e
tij, kur ata ishin në pushtet. Sipas
gazetave koreanojugore që
mendohet ta kenë marrë informacionin
nga shërbimet sekrete,
i gjithë aparati shtetëror ka nisur
që të mësohet me idenë e liderit
të ri. Megjithatë, këto lajme nuk
janë plotësisht të konfi rmuara.
Zëvendësimi i mundshëm i Kim
Jong Il nga djali i tij i tretë vjen
në një kohë intensifi kimi të tensioneve
mes vendit komunist,
fqinjëve të tij dhe komunitetit
ndërkombëtar në përgjithësi.
Në 5 prill, koreanët kryen një
provë bërthamore që shkaktoi
shumë kritika. Aktualisht, fuqitë
botërore po diskutojnë në lidhje
me sanksione të mundshme ndaj
vendit komunist. Sipas analistëve,
Kim Jong Il duhet të jetë i
sëmurë përderisa ka mundësi të
ketë bërë një emërim që duhet
ta kishte bërë në vitin 2012, në
100-vjetorin e lindjes së babait
të tij, themeluesit të Koresë së
Veriut, Kim Il Sung. Madje, i
gjithë vendi po përgatitet që tani
për festimet e vitit që cilësohet si
shumë i rëndësishëm në historinë
e vendit. Por sipas analistëve,
marrja e pushtetit nga ana e djalit
të tretë të Kimit nuk është edhe
aq e thjeshtë. Lideri ka edhe dy
djem të tjerë, të cilët thuhet se i
preferon më pak se të tretin, pasi
ata nuk kanë shpirt konkurrence
dhe iniciativë. Përpjekja për të
emëruar pasuesin e Kim Jong Il
ka nisur që në vjeshtën e vitit të
kaluar, kur lideri pati një goditje
në zemër. Pas periudhës së rehabilitimit,
ai u shfaq në publik
shumë më i dobët, më i thinjur
dhe nuk mori në drejtim të gjitha
detyrat e tij.