Topalli: Më 28 qershor do rifitojmë sërish
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar takime elektorale me banorët e Komunës Laç-Vau i Dejës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të Parlamentit për Qarkun e Shkodrës. Gjatë fjalës së saj, Topalli ka theksuar se demokratët i ndan një filozofi tjetër, një botë tjetër, tërësisht e ndryshme nga ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. "Ne pamë se kryetari i Bashkisë së Tiranës hapi fushatën elektorale të PS-së te Qyteti Studenti. Djemtë e Bllokut u kthyen te fusha e Vaterlosë, të etërve të tyre të dhjetorit të vitit 1990. Ndaj edhe unë dëshiroj t‘i them sot këtu, nga bashkia juaj, nga çdo fshat, nga çdo komunë, se fitorja e 28 qershorit do të jetë si fitorja e marsit të vitit 1992; se fitorja e 28 qershorit do të jetë më e madhe dhe më e thellë, si asnjëherë gjatë kësaj periudhe", tha Topalli.