E Diel, 1 Nëntor 2026

Azilkerkuesit Nishani Shqiperia nuk rrezikon bllokimin e levizjes se lire

Ka rene ndjeshem numri i kerkesave per azil pas evidentimit te shkeljeve PS Abuzime dhe falsifikime te dokumenteve te identitetit. Ministri Sistemi i sigurt

Shqiperia nuk rrezikon rikthimin e regjimit te vizave. Problemet me shtimin e numrit te azilkerkuesve kryesisht ne muajt shtator deri ne mes te nentorit jane nje problem qe tashme ka marre zgjidhje. Dhe vete strukturat nderkombetare e konsiderojne kete ceshtje si teresisht te ndare nga procesi i levizjes se lire per shqiptaret. Garancite u dhane dje nga ministri i Brendshem Bujar Nishani gjate raportimit te tij ne Komisionin e Integrimit. Nishani sqaroi gjithe procedurat e ndjekura per evidentimin e falsifikimeve me kerkesat per azil kryesisht ne Belgjike. Ndersa ne pergjigje me tej te pyetjeve te ligjvenesve socialiste dhe demokrate ai garantoi dhe per sigurine e mjeteve te identifikimit ndersa sqaroi se rastet e shkeljeve perjashtohen nga vete sistemi qe nuk pranon aplikime te dyfishta por nuk munguan dhe replikat per sa i perket luftes ndaj korrupsionit dhe denimit te zyrtareve te larte.

Kerkesat per azil

Ministri Nishani garantoi dje se Shqiperia nuk rrezikon bllokimin e levizjes se lire. Sipas tij

nuk pritet ndeshkim kolektiv nga Parlamenti Evropian per Shqiperine qe do te thote rikthim i vizave per shkak te azilkerkuesve. Asnjehere nuk eshte shprehur Komisioni Evropian qe te kete nje denim kolektiv. Ajo do te behet mbi performancen e cdo vendi. Eumlshte nje sistem qe eshte ende ne diskutim dhe nuk eshte miratuar nga Parlamenti Evropian por eshte dokument qe i referohet rast pas rasti - theksoi ministri. Me tej i pyetur nga socialisti Gramoz Ruci lidhur me rritjen e ndjeshme te kerkesave per azil ai tha se problematika e shfaqur kohet e fundit ne kerkesat per azil nga shtetasit shqiptare drejt vendeve te BE-se nuk ka ndikim tek procesi i liberalizimit te vizave dhe konsiderohet nga vendet anetare si nje ceshtje e ndare nga ky proces. Ministri sqaroi se nga dhjetori i vitit te kaluar deri ne shtator kerkesat e azilkerkuesve ishin shume me pak se kur levizej me viza dhe kjo ishte nje e dhene suprizuese dhe per nderkombetaret. Rritja e kerkesave filloi ne muajin shtator deri ne mesin e nentorit. Pas verifikimeve te bera u vu re se 80 e ketyre kerkesave ishin ne qarkun e Shkodres dhe me argument kryesor gjakmarrjen. Ai tha se shume shoqata jofitimprurese fryjne shifrat per te siguruar fonde nga BE-ja. Rastet e verifikuara nga treguan se dokumentet e leshuara ishin spekulative nuk kishte ne asnje rast probleme te rrezikimit te jetes. Dhe vete autoritetet belge qe bene vizite ne Shqiperise verifikuan perfundimin e autoriteteve shqiptare - tha ministri. Ai shtoi se shume nga shkelesit e ligjit kryepleq kryekomunare apo dhe drejtues shoqatash kane shkuar para drejtesise nderkohe qe po behet riatdhesimi i qytetareve qe kane perdorur keto dokumente. Pas ketyre verifikimeve numri i azilkerkuesve ra serish ne menyre te ndjeshme. Me urdher te Kryeministrit eshte ngritur nje task-force nen drejtimin e zevendesministrit te Brendshem e cila merret me procesin e monitorimit te problematikave te kerkesave per azil - tha ministri Nishani.

Siguria e dokumenteve te identitetit lidhur me shqetesimet e deputetit socialist Taulant Balla per sigurine e dokumenteve te identitetit kreu i Ministrise se Brendshme deklaroi se perfshirja e policise ne procesin e pajisjes se shtetasve me pasaporta eshte nje mase e perkohshme pasi u provua rritja e numrit te punonjesve te firmes Aleat qe thyenin sistemin. Nuk prodhohen te falsifikuara nga sistemi apo per shkak te sistemit. Rastet e vetme qe jane konstatuar kane qene per shkak te korruptimit te te dhenave qe paraqiten ne momentin e aplikimit. Punonjes te kompanise Sagem me vullnet te tyre te plote jane perfshire ne nje veprimtari kriminale duke dhene te dhena te rreme per qytetare te caktuar te cilet pastaj kane shkuar dhe kane perdorur sistemin per te marre pasaporten - tha ministri Nishani. Se shpejti do te ngrihet nje sistem i ri filtrimi brenda vete sistemit te aleatit i cili do te shkurtoje hallkat. Ministri informoi dhe per provuesin e aplikimit me dokumente identiteti duke sqaruar se jane rreth 2.9 milione aplikime per karta identiteti dhe 2.1 milione pasaporta biometrike. I pyetur nga zoti Bushati lidhur me luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ministri theksoi se zbulueshmeria e vrasjeve ne vendet e BE-se eshte 60 ne Shqiperi eshte 84 . Sipas tij eshte rritur ne menyre te ndjeshme puna e policise ne kete drejtim. Ai shtoi gjithashtu se jane rreth 270 zyrtare te larte qe jane derguar para organeve te drejtesise. Qe nga dhjetori i 2010-s kur nisi liberalizimi i vizave 16 mije e 633 shtetasve shqiptare u eshte refuzuar hyrja ne zonen Shengen. Sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme rreth 11 mije prej tyre kane pasur probleme me te hershme ne shtetet evropiane ndersa 5500 te tjere nuk kane disponuar dokumentacionin e duhur qe te justifikoje qellimin e udhetimit ose parate e nevojshme. Vetem ne dy muajt e fundit nga Bashkimi Evropian jane kthyer mbrapsht 837 shqiptare. 371 per shkak te thyerjes se afatit te qendrimit dhe 637 se kane hyre ilegalisht.

Replikat ne Komisionin e Integrimit

Ditmir Bushati Rekomandimi i specifik i KE-se ka qene te luftohet korrupsioni. Pse tani udhezimi dhe jo para dy viteve kur u be rekomandimi

Bujar Nishani Udhezimi eshte i perkohshem. Kjo mazhorance ka vullnet krejt tjeter dhe te identifikueshem per qasjen ne luften ndaj korrupsionit. Mekanizmat kane qene te ndara ne dy drejtime procedurat dhe politikat penalizuese. Per here te pare jane vene ne zbatim mekanizma qe ulin korrupsionin. Disa prej tyre kane te bejne per shembull me dhenien e licencave....

Taultant Balla Jemi te pasaportat. Mos kalojme ne dialog politik.

Bujar Nishani Ambienti yne e meriton respektin. Po flas per ceshtjet e kultures se mosndeshkueshmerise.

Ditmir Bushati Pyetja ime eshte vetem a jeni dakord apo jo.

Mesila Doda Mos nderhyni..

Bujar Nishani Ne kemi rritur performancen nga viti ne vit e di cfare ndodhte para 2005

Ditmir Bushati Lere cfare ndodhte ne 2005 jeni apo jo dakord E pranoni konstatimin e Komisionit Evropian zoti minister i Brendshem qe nuk keni bere asgje ne luften kunder korrupsionit sa i perket zyrtareve te larte. Me jep nje emer zyrtari te larte zoti minister.

Bujar Nishani Nga viti 2008 jane 270 zyrtare te mesem e te larte per ndjekje penale. Jane derguar zevendesministra.

Ditmir Bushati Fillo me ministra ne radhe te pare...

Bujar Nishani Jane derguar sekretare te pergjithshem. Qytetaret shqiptare kane nevoje te shohin qe qeveria punon. Nuk themi se shkelqejme por po punohet. Po u them 270 zyrtare te mesem dhe te larte jane cuar per gjykim. Natyrisht kemi dhe probleme kur arrestohen dhe gjykata vendos ta denoje 1 vit 2 apo ta liroje.

Arsyet e kthimit tetor - 14 dhjetor 2011

Qendrim i parregullt ne territor

Punesim i paligjshem

Kercenim

per rendin

Ka vuajtur denim

Tentative e kalim transit

Informacion

ne SIS

Shuma

QPT

Nga keto

Tejkalim i afatit te qendrimit

Hyrje ilegale

837

371

637

37

26

90

149

158

Aplikimet per dokumente identiteti deri me 9.12.2011

Pasaporta Biometrike

Aplikuar total 2 138 000

Shperndare ne rajonet e policise 2 126 000

Terhequr nga qytetaret 2 091 000

Dokumentit e Identitetit

Aplikuar total 2 929 000

Shperndare prane ZGJC-se 2 915 000

Terhequr nga qytetaret

2 776 000

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›