E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Dhuna nuk duhet pjesë e këtij sistemi demokratik

“Dhuna nuk duhet pjesë e këtij sistemi demokratik”.

Bujar Nishani, Ministër i Drejtësisë akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë opozitën si shkaktare e dhunës, ndërsa theksoi se dhuna e përdorur në Parlament është e papranueshme dhe kjo si një model për të sulmuar kryeministrin dhe për ti paraqitur përpara ndërkombëtarëve si njerëz të cilët nuk janë europianë.
 

Duke e cilësuar si një model e cila ishte me një skenar të mirëpërgatitur nga kreu i saj, Rama, Nishani tha se dhuna e opozitës nuk ishte një rastësi.
 

“Sistemi i parlamentarizmit është sistemi më fondamental në të cilat kërkohen të ndryshohen në të gjitha institucionet në një shtet demokratik”.

Duke e cilësuar se nga viti 2005 në Parlament shfaqen vetëm dhunë, për të, ky është modeli më i shëmtuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›