E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHEVCHENKO NE KRIZE. NUK DO LUAJE ME OLIMPIAKOS

TOP-NEWS - Karriera e Andrij Shevcenkos te Celsi merr edhe një tjetër goditje. Sulmuesi Ukrainas duket se do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të lLigës së Kampioneve ndaj Olimpiakos.
Versioni zyrtar i klubit është se Shevcenko është në fazën e riaftësimit nga një dëmtim, por duket se problemi është më i thellë se kaq. Shevcenko nuk luan një ndeshje si titullar me blutë që nga ndeshjsa me Aston Vilën e përfunduar në barazimin 4-4. Herën e fundit që është aktivizuar si zëvendësues ka qenë në ndeshjen e FA Cup kundër Hadërsfild, ku u aktivizua në 15 minutat e fundit të saj
Shevcenko 31 vjecar është në sezonin e tij të dytë te Celsi , por deri tani ka luajtur vetëm 18 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 7 gola. Ardhja e Nikolas Anelka nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka thelluar edhe më shumë krizën e ukrainasit, i cili tashmë duket më shumë i vendosur se kurrë për t'u larguar nga Stemford Brixh, ku rikthimi tek Milan është më shumë se një hipotezë.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›