BB, 12.2 milionë dollarë për bujqësinë
27/04/2005 Banka Botërore i ka akorduar Programit për Grantet në Konkurrim 12.2 milionë dollarë në mbështetje të zhvillimit të sektorit të bujqësisë. Gjatë 3 vjetëve e fundit, Programi i Granteve në Konkurrim (PGK) është bërë një mjet shumë popullor për financimin e aktiviteteve prioritare në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit, marketingut të produkteve bujqësore etj. PGK përbën një mekanizëm për të plotësuar nevojat për kërkime, ekstension dhe zhvillim si dhe për të iniciuar procesin e reformave, me qëllim që të rritet efektiviteti i sektorit të bujqësisë. Këto mënyra financimi kanë epërsi të dukshme në raport me financimin në “bllok” të shërbimeve në bujqësinë kombëtare, sepse mundëson përdorimin e konkurrencës për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e kërkimeve si dhe aplikimin e teknologjive të reja në fushën e bujqësisë.