Investitorët duan kushte për të qëndruar në Shqipëri

27/04/2005 Qeveria premton liri ekonomike dhe ulje të korrupsionit dhe sektorit informal
Qeveria ka vazhduar ofensivën e saj para zgjedhore për të bërë të njohur jo vetëm para biznesit, por dhe investitorëve të fuqishëm programin e ardhshëm ekonomik. Shumë garanci për investitorët dhe premtime ka patur në Forumin “Shqipëria, biznesi dhe investimet”, ku kanë qenë të pranishëm ambasadorë si dhe rreth 200 përfaqësues të organizmave financiare ndërkombëtare të kompanive të njohura. “Ne duam që ju të jeni të sigurt dhe prandaj kemi aktivizuar bashkëpunimin dhe programe efikase, që na vijnë edhe nga partnerë dhe agjenci të specializuara, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, si dhe reduktimit të informalitetit në ekonomi”, ka deklaruar Kryeministri Nano. I ftuar në takim, përfaqësuesi i FMN–së në Tiranë, Jan Peter Olters, i ka vlerësuar arritjet e qeverisë, por ka kujtuar se “fjalët e mira” mund të thuhen mbas zgjedhjeve.
“Zgjedhjet dhe mënyra se si do të zhvillohen do të përcaktojnë dhe nëse do të ketë një marrëveshje me Stabilizim–Asociimin dhe kjo do të jetë garancia më e madhe për investitorët”, ka deklaruar Olters. Gjithsesi, përfaqësuesi i FMN-së i ka ftuar investitorët të shikojnë me sy më pozitiv Shqipërinë, edhe pse fjala e fundit do të thuhet pas zgjedhjeve. Ndërkaq, duke kujtuar se në sallë ishin të pranishën shumë investitorë, që përfaqësojnë emra të njohur kompanish në botë, Kryeministri ka kujtuar se në 2004-ën, “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, e renditën Shqipërinë për sa i takon indeksit të lirisë ekonomike, në vendin e 67 në klasifikimin global dhe në të tretin në këtë rajon. “Vetëm një vit më parë renditeshim në vendin e 81, ndërsa 4 vjet më parë në vendin e 121, në një listë prej 161 vendesh, nga pikëpamja e lirisë ekonomike”, ka thënë Kryeministri Nano. Ndërkaq, duket se për përfaqësuesin e FMN-së në Tiranë, çfarë ka bërë qeveria nuk është gjithçka. “Ka akoma probleme me deficitin buxhetor dhe qeveria duhet të bëjë shumë më tepër për të rritur eficensën e shpenzimeve publike”, ka deklaruar Jan Peter Olters, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Tiranë. Sipas Olters, FMN-ja ka prezantuar një plan veprimi përpara qeverisë dhe duket se edhe pse punët kanë ecur në vijë të drejtë, mbetet shumë për t’u bërë. “Duhej të kishte rezultate më pozitive nga të dyja anët”, është shprehur Olters.