Manaxhimi i mbeturinave urbane, bashkia angazhon komunitetin

27/04/2005 Dy projekte për menaxhimin e mbeturinave. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, organizoi dje një aktivitet me rastin e “Ditës së Tokës“. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen e komunitetit dhe të institucioneve shtetërore mbi problemet e mjedisit dhe mbrojtjes së tij.
“Kjo është dita e tokës dhe në ditën e tokës duhet të reflektojmë të gjithë, lidhur me nevojat që ka toka ku ne jetojmë, toka ku kanë jetuar të parët tanë dhe ku do jetojnë ata që do vijnë pas nesh. Unë do të dëshiroja që ju të ishit pionierët e këtij ndryshimi të madh, në raport me domosdoshmërinë që të gjithë, duke filluar nga më të rriturit, të ishin shumë më të vëmendshëm në mënyrën se si trajtojnë mjedisin. Qyteti që shikohet në të gjitha pikturat tuaja është një qytet i pastër, pemët që shikohen në pikturat tuaja, qielli që shikohet në pikturat tuaja dhe gjithë fushat dhe hapësirat e tjera, që shikohen në pikturat tuaja janë të pandotura”, tha Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Janë dy projekte që do mbështeten nga Ambasada Amerikane, që shkojnë në linjë me Strategjine Lokake të Mjedisit dhe aktivitetet që Bashkia e Tiranës ka parashikuar në planveprimin për vitin 2005: ”wastes–the common problem of Tirana”, “My city without garbage”
Të dy projektet synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve të Tiranës në zona pilot, për hedhjen me orar të mbeturinave, nëpërmjet fushatave edukuese. Përveç të tjerash, për herë të parë, në shkollat e ciklit të ulët do të zhvillohet fushata informuese mbi ndarjen e mbeturinave, pra mbi selektimin dhe njohja me procesin e riciklimit.
Me anë të këtyre projekteve mendohet, që të përmirësohet gjendja e menaxhimit të mbetjeve, duke përmirësuar kështu situatën mjedisore në kryeqytet. Promovimin e aktiviteteve rekreative dhe fillimi i edukimit të fëmijëve për riciklimin e letrës, shisheve plastike dhe çantave. Synimi tjetër i këtyre projekteve është që të ndërgjegjësohen bizneset për paketimin e duhur të mbeturinave të tyre dhe të veprojnë si qytetarë të edukuar, si dhe për pilotimin e hedhjes së mbeturinave në një kohë të caktuar në 18 rrugët kryesore të Tiranës, duke përfshirë dhe bizneset e vogla në këtë iniciativë.