Vodafone, katër programe të reja tarifore

27/04/2005 Telefona me kontratë dhe me kohë bisede të parapaguar
Vodafone Albania hodhi në treg katër programe të reja tarifore me
kontratë, V60, V120, V240 dhe V360, ku secili prej tyre ofron përkatësisht 60, 120, 240 dhe 360 minuta kohë bisedë për destinacionet kombëtare kundrejt një pagese mujore, e cila do të parapaguhet. Kështu, duke paguar 6 mijë lekë, klienti do të ketë 60 minuta kohë falas, por nga ana tjetër, duke paguar 10 mijë lekë, koha në dispozion rritet në 360 minuta në muaj. Klientët e “Vodafone” kanë mundësi të kenë një numër me kontratë, nëpërmjet pagesës së regjistrimit më të ulët në tregun e telefonisë celulare. Në ndryshim nga programet ekzistuese me kontratë, pagesa fikse mujore e këtyre programeve i korrespondon një numri minutash falas. “Bazuar në studimin e nevojave të individëve për komunikim, këto programe janë ideale për ata klientë që dëshirojnë të kenë një numër celular me kontratë, pa qenë nevoja të jenë anëtarë të një biznesi”, ka bërë të ditur drejtori i “Vodafone”, Tomas Papaspirou. “Vodafone” i garanton çdo klienti se mund të kalojë nga një program tarifor i zgjedhur më parë në një program tjetër me kontratë, pasi të ketë përmbushur tre muaj kalendarikë përdorimi të programit tarifor, ku ka qenë më parë.
Kështu, sipas “Vodafone”, për herë të parë këto programe japin mundësinë e përdorimit të mesazheve SMS të tarifuara sipas destinacionit ku dërgohen, duke ofruar çmimin më të ulët të tregut për dërgimin e SMS-ve kombëtare, vetëm 16 lekë, përfshirë TVSH-në. “Klientët kanë mundësi të kontrollojnë më mirë shpenzimin e tyre mujor, sipas programit që kanë përzgjedhur”, ka deklaruar drejtori i “Vodafone”, Tomas Papaspirou gjatë konferencës për shtyp. Vlera e garancisë për këto programe me kontratë mund të zgjidhet nga vetë klienti, në bazë të destinacionit ku ai dëshiron të përdorë telefonin celular. Për më tepër, klientët e këtyre programeve do të kenë të njëjtat tarifa ndërkombëtare dhe “Roaming” si ato të programit “Biznes”. Deri tani, tregu shqiptar ofronte dy lloje programesh tarifore, atë me kontratë, i destinuar kryesisht për nevojat e biznesit, si dhe atë me parapagim, “Vodafone Card”. Me prezantimin e programeve të reja tarifore, për herë të parë ofrohet një numër avantazhesh për individët që kanë nevoja më specifike, krahasuar me ato të programeve ekzistuese dhe që dëshirojnë të kenë një numër me kontratë.
V60 V120 V240 V360
Për telefona kombëtarë 6000 7000 8000 10000
Për telefona ndërkombëtarë 6000 6000 6000 6000
Telefonata premium (0900 etj) 3000 3000 3000 3000
13.33 leje
për SMS brenda vendit
14.17 lekë
për SMS ndërkombëtare