E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom, deri më 10 maj privatizimi

27/04/2005  Albtelekomi do të shitet deri më 10 maj. Ministri i Transportit, Spartak Poçi, ka bërë të ditur se brenda afatit 6–10 maj do të zhvillohet tenderi, i cili fton të tre konkurrentët e mbetur të “luftojnë“ për gjigandin e telefonisë fikse në Shqipëri, por që ka në pronësi dhe licensën për operatorin e tretë celular. Kështu duket se turqit me “Turkish Telecom”, koreano-jugorët me “Samsung“ dhe sllovenët me “Telecom Sllovenia“, do të jenë konkurrentët që brenda tri javëve të fundit do të konkurrojnë në tenderin e hapur ndërkombëtar. Sipas të dhënave, konkurrenti i katërt, “Telecom Hungaria“ është tërhequr nga gara. Sipas të dhënave, duket se turqit kanë shfaqur një interes të madh për privatizimin e Albtelekomit, ndërkohë që dhe konkurrentët e tjerë kanë shprehur interesin e tyre në forma të ndryshme. Kështu, ministri i Jashtëm slloven, gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, i shoqëruar dhe nga një grup biznesmenësh, ka deklaruar se Sllovenia është shumë e interesuar për blerjen e Albtelekomit. Paratë e privatizimit të Telekomit janë parashikuar të shkojnë për investime publike, gjë që mund të përdoret edhe si një “qeverisje e mirë” nga partia në pushtet për fushatën elektorale. Sidoqoftë, Telekomi është parashikuar të shitet me një çmim që varion te 80 milionë euro. Kësaj vlere i duhet shtuar edhe vlera e 20 milionë eurove, që është çmimi i licensës së tretë të celularëve.

150 milionë USD

paratë neto që duhet

të ketë konkurrenti

300 milionë USD

vlera e aseteve të

kompanisë konkurrente

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›