BB, 34 mijë dollarë për projekte sociale

06/05/2005 Janë përzgjedhur 8 projekte nga 62 të prezantuara nga shoqëria civile
Banka Botërore ka dhënë në favor të tetë OJQ–ve një fond prej 34 mijë dollarësh për vitin 2005, në mbështetje të projekteve të tyre sociale. Një konkurrim i fortë mes 62 projektesh ka bërë që vetëm tetë prej tyre të marrin një fond të limitizuar, ku duket se projekti më i shtrenjtë do të jetë 5700 dollarë. “Banka Botërore nuk jep grante, por kredi, e në këtë rast BB-ja është munduar të ndihmojë financiarisht ato projekte që shkojnë në ndihmë të shtresave më vulnerabël të shoqërisë“, tha për “Metropol“, Ana Gjokutaj, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën Botërore. Zyra e Bankës Botërore ka shpallur dje fituesit e Programit të granteve të vogla për vitin 2005. Qëllimi i programit për këtë vit ishte ta bëjmë zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë, duke fuqizuar qytetarët dhe rritur autorësinë e tyre në proceset zhvillimore. “Bordi i jashtëm këshillimor, i përbërë nga përfaqësues të donatorëve, organizatave ndërkombëtare me fokus shoqërinë civile dhe pushtetin lokal, si dhe komiteti i brendshëm i përzgjedhjes së granteve, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore, pasi rishikuan me kujdes 62 projektpropozimet, përzgjodhën tetë prej tyre për financim“, bëri të ditur Banka Botërore. Shpërndarja gjeografike e projekteve përfshin Shkodrën, Durrësin, Tiranën, Baldushkun, Bathoren, Pogradecin, Ersekën, Devollin dhe Gjirokastrën. Duket se temat që kanë ngjallur më shumë interesin e BB-së dhe kanë merituar fonde, kanë qenë ato në lidhje me kthimin në Park Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, ndihma konkrete me ide dhe projekte për të moshuarit në Tiranë si dhe integrimi i njerëzve me aftësi të kufizuara. Në aspektin e zhvillimit arsimor të shoqërisë, kanë fituar projektet që aplikojnë një zbatim konkret të Strategjisë Kombëtare të Arsimit në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. Banka Botërore ka financuar për 2005-ën dhe projektin për përfshirjen e grupeve qytetare në procesin e përgatitjes dhe monitorimit të buxhetit në nivelin lokal në Pogradec, Ersekë, Leskovik dhe Devoll. Programi i granteve të vogla jep grante për shoqërinë civile me qëllim nxitjen e dialogut dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimin. Programi është krijuar në 1983 dhe financohet nga “Development Grant Facility” i Bankës Botërore. Programi i granteve të vogla në Shqipëri menaxhohet nga zyra lokale e Bankës Botërore.
8 projekte
për shoqërinë civile
34 mijë USD
për projektet e 2005
Gjermanët, 250 milionë euro financime për Shqipërinë
Ndihma gjermane për Shqipërinë dhe sa janë prezent investimet gjermane në vend, kanë qenë tema të takimit mes ministrit të Ekonomisë, Angjeli dhe sekretarit të Shtetit të Gjermanisë, Rezzo Schlauch. Sot aeroporti “Nënë Tereza” fillon punimet dhe për sekretarin gjerman të shtetit projekti mund të quhet një koncension i suksesshëm. Por, ndërkaq, gjermanët kanë bërë shumë më tepër për ekonominë shqiptare, duke sjellë në formën e ndihmës teknike dhe të financimeve 250 milionë euro në Shqipëri. “Shuma e përgjithshme e bashkëpunimit teknik të deritanishëm me Republikën e Shqipërisë kap shifrën 88,5 milionë euro dhe në kuadër të bashkëpunimit financiar 250 milionë euro dhe fushat kryesore të ndërhyrjes kanë qenë ujëra, kanalizime, energjia, sektori i reformave ekonomike etj.”, ka kujtuar gjatë takimit ministri Angjeli. Ndërkaq duket se bashkëpunimi në të ardhmen do të kërkojë më shumë vëmendjen në kreditimin e SME–ve si dhe miratimin e shtesës së fondeve për projektin “Furnizimi me energji elektrike të Shqipërisë së Jugut” prej 1.5 milionë euro.