Hipertensioni, si ta mbajmë nën kontroll

06/05/2005 Kujdesi duhet treguar para se tensioni i lartë të japë shqetësime, rrahje të shpeshta të zemrës, marrje mendsh, lodhje dhe nervozizëm. Është përcaktuar si një vrasës i pazëshëm, pikërisht se nuk jep asnjë shenjë të dukshme, vetëm në raste të rralla dhe kur është në pikën e tij kulmore. Miliona njerëz nuk arrijnë dot të dallojnë që kanë tension të lartë dhe janë në kushte të këqija shëndetësore, madje edhe në rrezik, pasi me kalimin e kohës mund të dëmtohet edhe truri, zemra dhe veshkat, kur tensioni i kalon 140 milimetra të mërkurit (mmHg) maksimali dhe 85 minimali (apo 14 maksimali dhe 8.5 minimali). Por këtu duhet të kuptohemi, se tensioni i lartë jo gjithnjë është shqetësues. Rritja e tensionit mund të jetë edhe një fazë tranzitore si pasojë e një aktiviteti fizik, emocional apo një ndërrim i menjëhershëm dhe i madh i temperaturës, atëherë ai matet, pasi vlerat e tij janë më të larta ditën se sa natën. Për këtë arsye tensioni matet disa herë gjatë ditës, madje, edhe gjatë një vizite, apo disa ditë rresht për të pasur një diagnozë më të saktë.
Si ta mbajmë nën kontroll?
Fillimisht duke ndryshuar sjelljet e gabuara si konsumimi i ushqimeve me shumë kripëra. Në fakt, kripa është një nga përgjegjësit kryesorë të hipertensionit, pasi mban lëngjet e trupit dhe kështu thith një pjesë të ujit që gjendet në gjak, duke e bërë atë më pak fluid. Kështu zemra detyrohet të punojë më shumë për të pompuar gjakun, që është më i dendur dhe kështu presioni i gjakut rritet. Atëherë pse të mos kufizojmë ushqimet me kripë? Jo, u duhet thënë ushqimeve me rrezik të lartë si, ushqimeve të konservuara, të skuqura, salcave pikante apo ushqimeve që kanë sasi të mëdha të kripërave. Gjithashtu jo u duhet thënë edhe djathërave të stazhonuar, makaronave me vezë, vezëve të skuqura, peshqve me shumë dhjam si ngjalë apo tonit të konservuar në vaj, qumështit apo pijeve alkoolike. Ushqimet më të mira këshillohen ato të zierat. Me pak fjalë duhet ndryshuar stili i jetesës, duke mbajtur parasysh se duhani, mungesa e lëvizjes dhe mbipesha janë të gjithë elementë rreziku për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Të humbasësh 10 kile nënkupton të ulësh tensionin minimal me të paktën 5-7 mmHg. Gjithashtu duhet të kontrollohen edhe vlerat e glukozës në gjak, pasi ndikojnë në tension. Kolesteroli në të gjitha ushqimet e rrezikshme duhet të jetë më pak se 200 mg për decilitër, pasi në arterie mund të formohen pllaka të rrezikshme. Dhe kur dieta bazuar në ushqimet e duhura, si mishrat e vegjël, si viç, lepuri, kali, filetot, djathërat e freskëta, bollguri, bukë pa kripë, biskotat, peshqit e ujërave të ëmbël, perime të gjalla apo të ziera, qumështin pjesërisht të skremuar, frutat e freskëta, ujë me bazë të ulët sodiumi) nuk është e mjaftueshme të ulësh tensionin e lartë, por ka nevojë edhe me medikamentet e këshilluara nga mjeku specialist.