E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rëndësia e ushqimeve të shëndetshme

06/05/2005  Pse u duhet thënë jo ushqimeve të fast foode-ve, me hamburger dhe salca të skuqura? Janë vetë shefat e kuzhinave, krahas mjekëve, që japin opsionet e tyre kundër ushqimeve të gatshme. Sipas tyre, fast food-et apo ushqimet e shpejta janë një vezë e pjekur në tigan, djathi i freskët, domatet e sapoprera apo edhe patatet e pjekura. Këto janë ushqimet e shëndetshme dhe jo të dëmshme për organizmin. Pra, jo më ushqimet që krahas shijesh jo të freskët të shkatërrojnë edhe stomakun dhe mëlçinë. Ajo që këshillohet gjithmonë, por që kaq pak përdoret, janë produktet me bazën e fshatit, ndoshta shumë të forta në erërat e tyre, por natyrale dhe me një shije origjinale, që prej kohërash ka qenë baza e ushqimit të fshatit. Qepa është një prej tyre, që është një produkt antibiotik, antidiabetik, një kurë e nevojshme për hipertensionin, dezinfektues, diuretik dhe është e pasur me vitaminat A, B dhe C. Ajo, gjithashtu ndihmon në kurimin e lëkurës së kokës, duke shtyrë në kohë rënien e flokëve. Qepa është edhe një produkt shumë i lehtë gjatë tretjes dhe asorbimit. Ndërkohë që edhe hudhra dhe piperkat janë shumë të ushqyeshme. Ajo që është e rëndësishme është që para se të konsumojmë një ushqim, të dimë fillimisht se çfarë produktesh ka në përbërjen e tij. Jeta e përditshme, ndoshta edhe e ngarkuar me punë, i shtyn njerëzit që gjatë vaktit kryesor të ditës të konsumojnë ushqime të çastit, të skuqura, me shumë yndyrë, kripëra dhe salcra pikante, të gjitha këto shumë të dëmshme për mëlçinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›