Frutat dhe perimet ndihmojë zemrën

06/05/2005 Shumë herë është thënë se frutat dhe perimet të bëjnë shumë mirë për shëndetin. Kush i konsumon në sasi të bollshme, është më i mbrojtur nga sëmundjet se personat që nuk i konsumojnë ato. Dhe në rast se ato shoqërohen edhe me ushtrime të rregullta fizike, të mirat për shëndetin dyfishohen. Por cilat sëmundje në veçanti mund të parandalohen falë një diete të bollshme me fruta dhe perime. Shkolla e Shëndetit Publik ‘Harvard’ në Boston, ka publikuar së fundmi rezultatet e një studimi që përfshiu një numër të madh njerëzish, me synimin për të verifikuar efektivitetin e lidhjes që ekziston midis ngrënies, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, shoqatat amerikane për parandalimin e kancerit kanë rekomanduar të konsumohen 5 ose më shumë porcione frutash në ditë, pasi kjo të ndihmon në parandalimin e shqetësimeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ky studim, që përfshiu dhe analizoi të dhënat e rreth 100 mijë personave, ka konfirmuar fuqinë e jashtëzakonshme që kanë në organizmin e njeriut frutat dhe perimet, por mbi të gjitha për zemrën, por jo për kancerin.