Bashkia vjedh ligjërisht qytetarët

06/05/2005 Bashkia i ka gjobat 2 mijë lekë deri 5 mijë lekë të reja, policia 10 herë më lirë
Policia Bashkiake nis aplikimin e gjobave për vendparkim të ndaluar
“Më vunë gjobë 5 mijë lekë. Kaq është gjoba vetëm kur kalon me semafor të kuq. Kjo është një gjobë disa herë më e lartë dhe se Policia e Qarkullimit Rrugor. Si është e mundur që ligjërisht të të marrin 5 mijë lekë, çerekun e pagës. As nuk lëvizja dot, se me anë të një leve më lëvizën dhe gomën e njërës prej rrotave. Shkova pagova lekët në zyrën e Bashkisë dhe më lanë të ikja. Kjo është vjedhje”, thotë i habitur dhe i alarmuar qytetari Seit Ferko. Sipas tij, dhe nëse është rritur masa e gjobës dhe do të nisë të aplikohet, Bashkia duhet të lajmërojë qytetarët me anë të medias.
Nis aplikimi i gjobave
Prej tri ditësh ka nisur aplikimi i gjobave për vendparkime të paligjshme nga ana e Policisë Bashkiake. Nëse e ke parkuar makinën pikërisht aty ku s’duhet, gjoba është tepër e “kripur”, 2 mijë lekë të reja deri 5 mijë lekë të reja.
Vlerat e gjobës
“Vlera e gjobës është caktuar sipas ligjit të Policisë Bashkiake. Vlera e gjobës varion sipas zonave. Tirana është ndarë në tri zona, ku, përveç vendeve të lejuara të parkimit, ka dhe vende ku nuk lejohet në asnjë mënyrë parkimi. Kështu në parkimet e ndaluara në periferi, gjoba është 2 mijë lekë të reja, brenda unazës më e lartë dhe në qendër, më e larta 5 mijë lekë”, thotë Ndrec Deda, kryetari i Policisë Bashkiake.
Dy institucione që dublojnë njëri-tjetrin
Ligjërisht i lejohet dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe Bashkisë që të vendosë gjobë, nëse je në parkim të paligjshëm. “Kur shohim që nuk ka vënë gjobë Qarkullimi Rrugor, vëmë ne, nëse e kanë gjobitur ata, ne nuk vendosim një gjobë të dytë”, thotë drejtori i Policisë Bashkiake, Ndrec Deda.
Policia Bashkiake, gjobë 10 herë më të lartë
Po sipas ligjit, për të njëjtën shkelje, Policia e Qarkullimit Rrugor vendos gjoba disa herë më të ulëta, nga 200 lekë të reja deri 1 mijë lekë të reja, ndërkohë që Bashkia i ka nga 2 mijë deri 5 mijë lekë të reja