BB, nuk ka turizëm pa ujë dhe drita

06/05/2005 Shqipëria ka turizmin më të prapambetur në rajon, megjithë rritjen e lartë vjetore
Me turizmin mund të bëhen para, por qeverisë i duhet të ndryshojë rrënjësisht realitetin e hidhur. Pa ujë dhe drita, me hotele të vogla me 20 dhoma, nuk mund të pretendosh që të bëhesh “destinacioni kryesor i turizmit në brigjet e Mesdheut, dhe të kesh një pozitë konkurruese në tregjet e turizmit ndërkombëtar”. Eshtë ky qëllimi i strategjisë që po vë në zbatim qeveria për turizmin, me shpresën se jo vetëm do të arrihet ky objektiv, por turizmi do të kthehet në frontin më të madh të punës dhe në sektorin më prodhimtar për buxhetin. Banka Botërore në raportin më të fundit “Për një rritje të qëndrueshme ekonomike”, njeh turizmin si një faktor të rëndësishëm zhvillimi, por, pasi të jenë zgjidhur shumë probleme me infrastrukturat, madje dhe politikat e zhvillimit. “Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe shuma totale e shpenzimeve të tyre, mbetet mgjithatë shumë më e ulët se sa ajo e vendeve të tjera të Evropës Juglindore”, bën të ditur në raportin e vet BB-ja. Megjithatë mund të thuhet me siguri se rritja në këtë sektor ka qenë e qëndrueshme dhe është premtuese. “Rritja për Shqipërinë është më e larta nga të gjitha këto vende në pesë vitet e fundit. Të ardhurat e përfituara nga turizmi përbëjnë rreth 10 për qind të GDP–së nga 2000-shi“, bën të ditur Banka Botërore. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, BB-ja bën të ditur se qeveria është e ndërgjegjshme për nivelin aktual të turizmit. Strategjia qeveritare e pranon se arritjet aktuale të Shqipërisë janë nën nivelet optimale. Kështu të dhënat nga turizmi tregojnë se strukturat ekzistuese të hoteleve, kryesisht në zonat bregdetare, nuk e kalojnë kapacitetin e 20 dhomave. “Hotele të këtyre përmasave nuk kanë mundësi të përpunojnë grupe të mëdha turistësh të organizuar në paketa turistike, të cilat ofrohen nga operatorët perëndimorë, por përmbushin vetëm kërkesat e turistëve individualë ose grupeve të vogla turistike”, ka bërë të ditur në komentet e saj në lidhje me turizmin Banka Botërore. Por duket se hotelet me 20 dhoma nuk janë problemi i vetëm. Infrastrukturat e nevojshme si ujë, drita dhe rrugët, e bëjnë të vështirë për turistin e huaj frekuentimin e pikave turistike në Shqipëri. “Pamjaftueshmëria dhe furnizimi jo i përhershëm me ujë, është pengesë tjetër shumë e madhe për zhvillimin e turizmit”, ka bërë të ditur BB-ja. Në raportin e fundit, BB-ja i është referuar rastit të qytetit të Durrësit, i cili vuan nga probleme të rënda në furnizimin me ujë. “Durrësi, i cili është qyteti i dytë në Shqipëri, ka ujë të pijshëm vetëm një herë në dy ditë për jo më shumë se dy orë”, thuhet në raport. Për Bankën Botërore, zbatimi i pjesës së mbetur të planit të reformave strukturale mund të ndikonte në përmirësimin e kontributit të turizmit në rritjen ekonomike dhe në uljen e varfërisë.
Turizmi i 2012, 300 milionë euro investime
“Industria e turizmit kërkon intensitet të fuqisë punëtore dhe, aktualisht, përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave qeveritare”, ka bërë të ditur BB-ja. Strategjia qeveritare ka menduar t’i japë deri më 2012-ën sektorit të turizmit 60 milionë euro nga fondet buxhetore, ndërkohë që premtimet janë se privatëve do t’u jepet mundësia të investojnë në këtë sektor me një vlerë prej 300 milionë euro. Por duket se ajo që ka më shumë rëndësi në politikat afatgjata të turizmit, është se në këtë sektor janë menduar të punësohen rreth 12 mijë punëtorë. Ndërkaq në publikimin e strategjisë për turizmin, Ministria e Turizmit ka bërë të ditur se ndër prioritetet e strategjisë së zhvillimit të turizmit, janë evidentuar studimi i bregdetit të Jugut të vendit, projekti paralel për Adriatikun dhe rikuperimi urban për zonat turistike. Në këtë kuadër është parashikuar sistemimi i qendrës së Golemit në një park model, përfundimi i studimit të bregdetit të Jugut brenda disa muajsh, kthimi dhe kompensimi i pronave me program investimesh. Ndërkaq, duket se ministria ka vendosur të fillojë një aksion për sa i takon licensimit të agjencive turistike, ku nga 150 të tilla, vetëm 35 janë të licensuara dhe vetëm 5 sjellin turistë të huaj në Shqipëri.
2004
380 mijë turistë
2008
500 mijë turistë
Vitet Të ardhurat në milion $ GDP në milion $ Turizmi përqindja në GDP
1999 211 3.615.75 5.84
2000 389.5 3.851.50 10.11
2001 446.3 4.216.00 10.59
2002 486.9 4.700.40 10.36
2003 209.3 5.703.00 N/a