BB: 370 mijë $ për legjislacionin mjedisor
zbatohet nga Ministria e Mjedisit. Ndërkohë monitorimi i zhvillimit të projektit do të kryhet nga shoqatat mjedisore. Ky projekt do të zgjasë dy vjet, për të vazhduar më pas me të tjera projekte. Koordinatori i projektit shpjegoi se objektivi kryesor i projektit është forcimi i kapaciteteve të qeverisë dhe atyre të shoqërisë civile për zbatimin e Konventës së Aarhusit. Objektiva specifike të projektit janë, ndërtimi apo përmirësimi i kapaciteteve të Qendrës Aarhus, agjencive rajonale të mjedisit dhe shoqërisë civile, zgjerimi i ndërveprimit mes shoqerisë civile dhe qeverisjes qendrore dhe përmirësimi i rolit monitorues të shoqërisë civile për t'u angazhuar në një mënyrë më konstruktive në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes. Projekti parashikon rritjen e transparencës përmes vendosjes së një rrjeti elektronik mes agjencive rajonale të mjedisit dhe aksesit on-linë të informacioneve që lidhen me vendimmarrjen mbi procesin e dhënies së lejeve mjedisore. Në një aktivitet të përbashkët të zyrës së Bankës Botërorë në Shqipëri dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave u prezantua dje fillimi i projektit të financuar si grant nga Banka Botërore për Forcimin e zbatimit të Konventës së Aarhusit "Mbi aksësin në informacion, pjesëmarrjen publike dhe qasjen në sistemin e drejtësisë për çështje mjedisore" në Shqipëri. Në prezantimin e projektit morën pjesë dhe diskutuan Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, zëvendësshefja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Greta Minxhozi, eksperte, përfaqësues të shoqërise civile.
Last Updated on E Merkure, 17 Mars 2010 22:58