E Diel, 1 Nëntor 2026

BB, 9.2 milionë USD fond për situatat emergjente në Shqipëri



Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi dje një kredi dhe një hua për projektin e situatave emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe veprimtaria e njeriut. Qëllimi i këtij fondi është shmangia e humbjeve njerëzore, ekonomike dhe financiare si rezultat i këtyre kushteve. Sipas Agjencisë së lajmeve “VOA”, që i referohej zyrtarëve të BB-së, ky projekt përbën fazën e parë të një programi huash për Shqipërisë gjatë një periudhe 3-vjeçare, që do të financohet nëpërmjet një kredie 6.2 milionë dollarësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit dhe një hua prej 3 milionë dollarësh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin. Koordinatorja e Programit, Alison Cave, tha se ky projekt është i pari në kuadrin e programit për të përballuar fatkeqësitë natyrore dhe njerëzore në rajonin e Evropës Juglindore. Projekti do të ketë 4 komponentë kryesore: Përgatitjet për përballimin e situatave emergjente, forcimin e shërbimeve hidro-meteorologjike, hartimin e kodeve të ndërtimit të banesave dhe siguracionet në raste katastrofash.

21 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›