E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: “Po rritni katërfish taksën e apartamenteve në Tiranë”



Ndryshimet e taksave vendore janë kundërshtuar dy ditë më parë edhe nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, sipas të cilit, rritja e taksës së banesës për ato të ndërtuara pas vitit 1991 rritet me 300 për qind, kurse taksa për ndërtesat brenda Unazës rritet 430 për qind (ose ndryshe 4-fish). Sakaq, sipas ministrit të Ekonomisë, taksa e ndërtesave që përdoren për tregti dhe shërbime rritet 200 për qind, një rritje e konsiderueshme për biznesin. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, duke iu drejtuar ministrit të Financave, Ridvan Bode, është shprehur se rritja e nivelit të taksave vendore është mjaft e madhe, dhe e gjitha kjo do të ndikojë negativisht në drejtim të biznesit dhe investimeve.

INSTAT-i: “Shitjet në ndërtim, rreth 30 për qind më pak se 2007-a”

Bizneset, në tre muajt e parë të vitit, nuk e kanë parë veten me bilanc pozitiv, pasi shitjet për këtë periudhë kanë pësuar rënie me 13.5 për qind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm (tetor-dhjetor 2007). INSTAT-i, në raportin e fundit, vë në dukje se, rreth 61.9 për qind e rënies së nivelit të shitjeve në periudhën janar-mars 2008 vjen nga sektorët e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Konkretisht, Indeksi i Shitjeve në sektorin e ndërtimit në tremujorin e parë 2008 rezultoi me rënie prej 27.9 përqindësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky indeks u rrit 39.7 për qind. Lidhur me sektorët e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve, rënia e shitjeve rezultoi me 18.8 për qind. Për sa i përket shërbimeve në transport, tremujori i parë 2008 paraqitet pozitiv, me 2 për qind rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Pavarësisht rënieve në krahasim me tremujorët, në vite situata duket më ndryshe. Në total, Indeksi i Shitjeve, në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtat periudha rezultoi me 23.7 për qind rritje.

21 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›