Topi: “Pëlqimi i dekreteve nga Kuvendi nuk do të thotë konsensus partiak”
SHBA, OSBE dhe KE monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve. Brenda 10 ditëve në Kuvend emrat e pesë kandidatëve për Gjykatën e Lartë
Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar dje mbledhjen e parë të grupi të punës për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Mbledhja e grupit të punës, i përbërë nga juristë dhe konstitucionalistë të njohur të fushës së drejtësisë, është zhvilluar për herë të parë me dyer të hapura për mediat, për të vërtetuar transparencën e procesit të përzgjedhjes. Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte prania e përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar në Tiranë, si përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, të misionit EURALIUS, të Prezencës së OSBE-së, si dhe i Ambasadës së SHBA-ve. Grupi i punës i mbledhur nga presidenti Topi është vetëm një mekanizëm këshillimor dhe jo i përcaktuar me ligj, dhe prania e faktorit ndërkombëtarë në këtë mbledhje tregon vëmendjen dhe seriozitetin që ata kanë për zgjidhjen e konfliktit për dekretet e presidentit.
Qëndrimi
Kreu i shtetit, Bamir Topi, gjatë fjalës së mbajtur në këtë mbledhje ka vënë theksin në domosdoshmërinë e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët duhet të spikasin për integritetin moral dhe për kapacitetet profesionale. Duke iu referuar nismës për ngritjen e grupit të punës, Topi tha se kjo nismë është ndërmarrë për të krijuar një eksperiencë të re, në mënyrë që të realizohet një proces tërësisht transparent.
Sipas Topit, grupi i punës është ngritur dhe me qëllimin për të përzgjedhur kandidatët më të mirë, për karrierën profesionale të të cilëve nuk mund të vendosë politika më mirë se profesionistët. “Përveç kritereve ligjore janë dhe disa vlerësime profesionale dhe unë nuk mendoj që vlerësimin profesional më mirë se profesionistët në një marrëdhënie shumë civile midis tyre, nuk mendoj se mund ta bëjë politika. Ajo nuk mund ta bëjë vlerësimin profesional më mirë seç e bëni ju”, - është shprehur Topi. Kreu i shtetit i është referuar dhe debatit të fundit midis institucioneve për çështjen e dekreteve. Ai ka bërë të ditur se një vend që aspiron të integrohet në BE nuk mundet kurrsesi të krijojë përplase të institucioneve të lartë shtetërore. “Në një shtet demokratik të shekullit në të cilin jetojmë, në një kohë kur të drejtat civile, politike dhe sociale të njeriut janë prioritet i shoqërisë njerëzore dhe organizmat për mbrojtjen e tyre janë protagonistë të arenës ndërkombëtare, në një kohë aspiratash për asocim në Bashkimin Europian dhe në NATO, ajo që nuk mund t’i lejojmë vetes është përplasja e brendshme institucionale”, - është shprehur kreu i shtetit.
Konsultimi
Përsa i përket konsultimit, presidenti Topi qartësoi se dhënia e pëlqimit nga Kuvendi nuk do të thotë arritja e një konsensusi partiak për emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. “Në këtë frymë unë besoj se logjika kushtetuese thotë se Gjykata e Lartë zgjidhet me pëlqim nga Kuvendi, jo për të marrë konsensusin e orientimeve partiake, por si garanci për të promovuar më të mirët me pëlqimin e të zgjedhurve të popullit”, - ka sqaruar Topi. Më tej ai e cilësoi si një vendim pa motiv rrëzimin e pesë dekreteve nga Kuvendi i Shqipërisë. “Zhvillimet e kohëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me dhënien e pëlqimit për pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar prej meje, nuk kanë qenë në sinkron me pritshmërinë që me cilësinë e Presidentit të Republikës kam pasur në ushtrimin e kompetencave direkt të përcaktuara nga ligji themelor i shtetit. Deputetët, nëpërmjet votës së tyre, sidomos kur bëhet fjalë për Gjyqësorin, duhet të shprehin vullnetin e votuesve, duke e vënë atë prioritet mbi direktivat e partisë. Vendimet politike të pamotivuara dhe të pashqyrtuara nuk mund të përbëjnë një rrezik vetëm për jetën demokratike dhe jetën parlamentare”, - është shprehur kreu i shtetit. Më tej Topi ka vënë theksin në domosdoshmërinë e plotësimit sa më parë të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, për t’i hapur rrugën funksionimit normal të këtij institucioni të rëndësishëm. Në përfundim të fjalës së tij Topi theksoi se në këtë proces ajo që është e sigurt është fakti që presidenti ka të drejtën ekskluzive të përzgjedhjes së kandidaturave. “Ajo që nuk mund të ndryshojë, vetëm nëse ndryshon Kushtetuta, është që presidenti, në përfundim të këtij procesi skanimi të të gjitha kandidaturave, ku do të vlerësohet kriteri ligjor, integriteti dhe profesionalizmi, ka të drejtë të përzgjedhë emra në ekskluzivitetin e tij për t’ia dërguar Parlamentit, pastaj Parlamenti ka të drejtë të japë pëlqimin ose jo”, - është shprehur Topi.
Njoftim i Presidencës
Individët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë në Gjykatën e Lartë janë të ftuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë zyrës juridike të Presidentit të Republikës deri në fund të ditës së martë, 24 qershor 2008.
Kandidatët e rinj, ashtu si edhe ata që janë paraqitur në procesin përzgjedhës të muajit mars 2008, janë të ftuar të plotësojnë kërkesën e tyre me dokumentacionin e mëposhtëm:
• Kopje diplome dhe listë notash.
• Kopje të titujve shkencorë.
• Kopje të kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashtë vendit.
• Kopje të shkrimeve e botimeve në fushën e Drejtësisë.
• Vërtetim nga institucioni ku ka punuar, se gjatë 8 viteve të fundit nuk ka marrë masë
disiplinore.
• Çdo lloj dokumenti tjetër që pasuron CV-në e kandidatit.
21 Qershor 2008