Buxheti i Tiranës rrezikon të shkojë në gjyq
Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, është duke shqyrtuar mundësinë që të çojë në gjykatë çështjen e Buxhetit të Tiranës për vitin 2009. "Tashmë, pavarësisht dhe nëse vërejtjet e prefektit nuk janë marrë parasysh, është e drejtë e këshillit, ligji ka caktuar vullnetin e këshillit të dominojë. Tashmë, buxheti konsiderohet i hapur dhe mbetet për ta vlerësuar situatën prefekti dhe për të vendosur nëse do ta atakojë apo jo me rrugë gjyqësore. Unë akoma nuk e kam marrë zyrtarisht, kjo mbetet për ta vlerësuar situatën", tha dje Ruzhdi Keçi, prefekt i Tiranës.
Disa ditë pas pranimit të miratimit të Buxhetit të Tiranës 2009, në Këshillin Bashkiak ka reaguar prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi. Ai pohon se ende nuk ka marrë një dokument zyrtar, se çfarë është bërë në Këshillin Bashkiak ditën e hënë dhe a janë marrë parasysh vërejtjet e tij. Sipas Keçit, tashmë buxheti i bashkisë quhet i hapur dhe e vetmja e drejtë e prefektit për të kontestuar vendimin e këshillit do të jetë rruga gjyqësore.
Këshilltarët demokratë, në mbledhjen e fundit të këshillit, e braktisën mbledhjen pasi nuk u pranua që në rendin e saj të ditës të hynte për diskutim edhe çështja e buxhetit. Ky dokument u pranua si i miratuar edhe nga ana e këshilltarëve të LSI-së, të cilët u tërhoqën nga qëndrimi i tyre kundër.