Tirane perfundon sheshi Mustafa Qemal Ataturk

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet në zonën e 21 dhjetorit, në sheshin që mban emrin e Mustafa Qemal Ataturk. Me përfundimin e këtyre punimeve merr fund edhe projekti per rikualifikimin urban. Kryetari i bashkise Edi Rama tha se me mbështetjen e biznesit, këto projekte do të vazhdojne duke ju dhënë qyetarëve, Tiranën europiane.
"Një hapësirë publike tërësisht të transformuar që shërben dhe do të shërbejë për këmbësorët, për familjarët, më të moshuarit, fëmijët po njëkohësisht është tjetër model që pasqyron Tiranën e së nesërmes", u shpreh Rama.
Projekti është financuar nga bashkia e Tiranës, së bashku me disa kompani turke. Sheshit i është dhënë një pamje e re pasi në të ështe ndërhyrë në sistemin e ndriçimit, në atë të ndërtimit të fasadave, shtimin e hapësirave te gjelbërta, si dhe pajisjen e hapësirës me elementë urbane.
Edlira Sulejmani