INSTAT: Rriten çmimet e mallrave ushqimore

Instituti i statistikave, INSTAT ka bërë të diture sot se çmimi i mallrave ushqimore pësoi rritje të ndjeshme në muajin dhjetor 2010 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Sipas INSTAT, çmimi i bukës dhe drithërave, pësoi rritje me 1.2 për qind. Mishi dhe nënproduktet e tij kanë pësuar rritje me 0.7 për qind, ndërkohë që gazi i lëngshëm ka pasur rritje të çmimit për njësi me 9.8 për qind.
Indeksi i përgjithshëm i çmimeve është rritur me çmimet 3.4 për qind, ku rritja më e madhe është bërë për zarzavatet që janë rritur me 27 për qind.
INSTAT theksoi se 1.1 për qind ka qenë rritja e çmimit për qumështin dhe vezët.