E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritje e përgjithshme të çmimeve

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave, i cili bën me dija se rritja e përgjithshme ishte 2.2% në dhjetor krahasuar me muajin paraardhës dhe rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2010, 3.4 për qind, ndërsa një vit më parë, ky ndryshim ishte 3.7 për qind.

Pothuajse në të gjitha zërat e konsumit të përgjithshëm ka pasur rritje, si çmimi i bukës dhe drithërave, i cili është rritur me 1.3 për qind, mishi dhe nënproduktet e tij që pësuan rritje me 0.7 për qind, ndërsa gazi i lëngshëm pësoi rritje të çmimit për njësi me 9.8 për qind.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 4.6 për qind, ku brenda tij, rritja më e madhe prej 27 përqind vërehet në nëngrupin “Zarzavate përfshirë patatet”. Edhe transporti shënoi një rritje prej 1.3 përqind në dhjetor, pasi çmimi i naftës u rrit me 4.2 për qind dhe i  benzinës me 4 përqind./Start/

                                                                                             2011-01-10 16:01
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›