BB: I parakohshem krahasimi i llogaritjet tremujore, me ato vjetore
"Ne jemi te kenaqur qe po llogaritet PBB tremujor. Shifrat qe ju shikoni te paraqitura ne PBB tremujor, sugjerojne se ekonomia shqiptare eshte me mire se vjet. Megjithate, ne do te donim te terhiqnim vemendjen e publikut se do ishte e parakohshme te krahasoheshin llogaritjet e PBB tremujor me ato te rritjes vjetore te PBB-se qe ne kemi, te themi per 2006 apo 2007", deklaroi perfaqesuesja e Bankes Boterore, Camille Naumah. Per te, eshte e rendesishme qe njerezit te kuptojne se ka nje ndryshim midis llogaritjeve te PBB-se tremujore, e cila tregon prirjen se nga po leviz ekonomia, dhe llogaritjes vjetore te PBB, e cila eshte nje llogaritje e plote e te gjithe prodhimit te ekonomise gjate nje viti.