E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Investimet e ulëta, mos merrni kredi

• Edhe këtë vit realizimi i investimeve publike nuk është në nivelet e duhura. Kjo ka qenë pika më e diskutuar dje në komisionin e Ekonomisë mes deputetëve dhe misionit të Bankës Botërore.Sipas burimeve nga ky komision, ekspertët e BB-së kanë qenë në një mendje me deputetët për sa i përket nivelit të ulët të investimeve publike. Madje, ekspertët kanë cilësuar si të pavend faktin që qeveria shqiptare vazhdon të marrë kredi në një kohë kur është prapa me realizimin e investimeve publike. Ndërkohë ata kanë theksuar, se për 2007 deficiti buxhetor është i lartë. Po dje, kreu i qeverisë Berisha ka miratuar vendimin për rialokimin e fondeve prej 17 miliardë lekësh, të cilat do të përdoren në sektorë të ndryshëm. Kryeministri theksoi se këto shuma janë rezultat i një performance financiare shumë të mirë, për sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Deklaratë kjo që bie ndesh me atë të ekspertëve të BB-së. "Këto 170 milionë dollarë, madje 200 milionë me kursin e tanishëm, vijnë së pari si rezultat i uljes së kostos së borxhit publik. Mirëmenaxhimi i borxhit ka bërë që interesat e tij të zbresin në rekordin historik, 2.1 % të GDP dhe të përfitohen 3.8 miliardë lekë", u shpreh kryeministri. Ndërkohë pavarësisht deklaratave të bëra më parë se qeveria nuk do të jepte më para nga buxheti i saj për KESH-in, përsëri dje kryeministri ka vendosur që të zgjidhë qesen për korporatën. "4 miliardë do të jepen kredi qeveritare KESH-it, i cili ka bërë përpjekjet më serioze për të menaxhuar krizën më të madhe në historinë e vendit, që erdhi si pasojë e thatësirës", ka thënë ai. Me anë të ndryshimeve të bëra në buxhetin e vitit 2007 qeveria ka rialokuar fondet e projekteve që kanë ecur me ritme të ngadalta tek ato projekte, që ecin me ritme të shpejta. Kështu vetëm në zërin e investimeve janë rialokuar 3 miliardë lekë përveç shtesës prej 2 miliardë lekë nga kursimet korente. Këto para do t'i adresohen projektit Durrës-Kukës. Ndërkohë ka likuiduar edhe borxhet e ndërmarrjeve publike për sigurimet shoqërore në masën 857 milionë lekë dhe detyrimet ndaj KESH-it, me rreth 450 milionë lekë. Gjithashtu janë reduktuar edhe investimet me financim të huaj me rreth 4 miliardë lekë, duke i ulur këto investime nga 2.1 për qind e PBB-së në buxhetin suplementar në rreth 1.7 për qind e PBB-së. Kjo për faktin se nëse skenari i mëparshëm parashikonte financimin me burime të huaja për rrugën Durrës-Kukës në masën 4 miliardë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›