Bariç: Më vjen të qesh me qëndrimin e FSHF-së
• Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, është i pakënaqur nga konkluzionet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.Jetmir Halilaj & Elvis Kasmi Anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës të FSHF-së, pas analizës që i bënë dy humbjeve të fundit dolën në përfundimin se stafi teknik dhe mosimpenjimi i lojtarëve ishin shkaqet kryesore të dështimit, ndërsa vetë FSHF-ja nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kroatit, i cili në një intervistë të dhënë për “Panorama” ka thënë se këto konkluzione e bëjnë për të qeshur. A keni marrë ndonjë telefonatë nga Shqipëria?Kam pasur shumë telefonata nga shumë tifozë të Kombëtares, të cilët kanë qenë shumë të zhgënjyer dhe të mërzitur për largimin tim, sepse ishin pro qëndrimit tim në Kombëtaren shqiptare. Kam folur edhe me lojtarë, por nuk dua të bëj emra të ditur. Kam folur gjithashtu, edhe me përkthyesin Ajet Zeka. Tani po mendoj për gjëra të tjera. Shqipëria është harruar, pasi ky profesion të tilla gjëra ka. Jemi në dijeni të faktit se keni disa oferta si Dinamo Zagreb dhe Austria Kërnten. Cila prej tyre ju ka joshur më tepër?Kam shumë shokë te Austria Kërnten, ndërsa përsa i përket Dinamos së Zagrebit, siç e dinë të gjithë, kam qenë në kontakt me ta edhe përpara dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares shqiptare. Duke i dhënë fjalën FSHF-së për të vazhduar në drejtimin e Kombëtares, automatikisht refuzova postin e drejtorit të përgjithshëm te Dinamo e Zagrebit. Tani si fillim dua të pushoj, sepse kam kohë në këtë profesion dhe ajo çfarë unë kam kërkuar është një post si drejtor sportiv dhe jo më si trajner klubi, sepse është një punë shumë e lodhshme për mua që të punoj çdo ditë me lojtarë, ndërsa çështja e Kombëtares është një punë krejt ndryshe. A keni programuar ndonjë gjë të veçantë për krishtlindje?Do të qëndroj në Zagreb për festa, besoj deri në fund të vitit dhe më pas do të iki në Spanjë me gruan time. Edhe në Shqipëri ka qenë një kohë e bukur dhe do të kisha dashur që të vazhdoja të punoja aty, sepse doja të bëja akoma më shumë për Kombëtaren shqiptare. Besoj se kam bërë diçka edhe pse nuk m’u dha mundësia që të vazhdoja në këtë rrugë. Ju pëlqen më tepër që të bëni dhurata apo të merrni të tilla?Bëj me shumë qejf dhurata, pasi unë i kam të gjitha. Sigurisht që ndonjë dhuratë e vogël nga gruaja apo ndonjë mik i ngushtë i familjes do të më gëzonte. Megjithatë, kam vite që bëj shumë dhurata për festën e krishtlindjeve. A është e vërtetë se mund të bëheni në të ardhmen trajner i Riedit dhe njëkohësisht trajner i Hamdi Salihit?Jo, nuk është e vërtetë. Aty ka ardhur një trajner i ri dhe siç e thashë më sipër nuk dua më që të ushtroj detyrën e trajnerit të klubit, sepse është shumë e lodhshme. Hamdi Salihin e kam ndjekur në javët e fundit dhe më ka pëlqyer përmirësimi i tij. A ju vjen keq që në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u akuzuat vetëm ju dhe lojtarët për dy humbjet e fundit, ndërsa FSHF-ja vetë nuk mori asnjë përgjegjësi?(pauzë) Të gjithë në Shqipëri dëshironin që unë të qëndroja, tani më vjen për të qeshur kur dëgjoj akuza të tilla. Më thoni se çfarë ka bërë KE-ja e FSHF-së gjatë këtyre viteve? Nëse nuk ka bërë asgjë, atëherë i uroj suksese që të bëjë diçka të mirë në të ardhmen. DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të udhëtojë drejt Vjenës të shtunën, ku do të takohet me menaxherët e disa prej trajnerëve që kanë shfaqur dëshirë për të drejtuar Shqipërinë. Nuk përjashtohet mundësia edhe një takimi të drejtpërdrejtë mes tij dhe holandezit Ari Haan. Vendimi aIsh-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Oto Bariç, nuk do ta marrë rrogën e muajit dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, i cili ka thënë se kroati dha dorëheqjen dhe nuk mund të pretendojë rrogën e muajit të fundit, pasi nuk ka punuar gjatë kësaj kohe për përfaqësuesen. FaksiFederata Finlandeze nuk ka kthyer akoma përgjigje në lidhje me çështjen “Fortunat”, i cili rezulton i federuar në dy skuadra. Drejtuesit e FSHF-së kanë thënë se janë në pritje dhe nëse nuk do të vijë asnjë përgjigje nga Finlanda, atëherë çështja do të shkojë në UEFA. Lorik CanaEcuria e Marsejës gjatë javëve të fundit në kampionatin francez, është i vetmi ngushëllim për kapitenin e saj, Lorik Cana, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. “Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk kemi pësuar asnjë humbje dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë mesfushori i përfaqësueses kuqezi për mediat.