E Diel, 1 Nëntor 2026

“Makthi” i Ervin Skelës, nuk do trajnerin italian për Kombëtaren

• Midis shumë emrave që përfliten se mund të zënë vendin e lënë bosh nga Oto Bariç në stolin kuqezi, kohët e fundit është shtuar edhe një italian, për të cilinErvin Skela do të lutej sistematikisht që të mos drejtonte Shqipërinë gjatë edicionit të ardhshëm. Bëhet fjalë për Nedo Sonetin, ish-trajnerin e Kaljarit, Askolit e Torinos, i cili tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga Kaljari dhe është në kërkim të një skuadre. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të brendshme pranë FSHF-së. Ishte pikërisht tekniku 66-vjeçar, ai që ia vështirësi tej mase gjërat Ervin Skelës, kur mesfushori shqiptar aktivizohej te Askoli deri sa arriti një moment kur Soneti deklaroi hapur se lojtari shqiptar nuk bënte pjesë në planet e tij. “Skela është paksa i ngadaltë dhe me karakteristikat që ka nuk bën pjesë në skemat e mia”, deklaroi Soneti vitin e kaluar. Kjo e detyroi Ervin Skelën që ende pa përfunduar mirë pjesa e parë e sezonit, të mendonte për një klub tjetër. Në një rast tjetër, Soneti i bërtiti aq shumë Skelës gjatë një seance stërvitori sa që iu desh mbështetja e disa prej shokëve të skuadrës që ai të merrte veten nga qortimi i ashpër i trajnerit. Përveç Sonetit, në garë për stolin kuqezi janë futur edhe Xhuzepe Papadopulo bashkë me holandezin Frank Adelar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›