E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinikat, shpërblim për 9300 punonjës

• Punonjësit e poliklinikave do të jenë këtë fundvit më të favorizuarit ndër bluzat e bardha.zirina llambroNdryshe nga Ministria e Shëndetësisë që të japë vetëm nga 10 mijë lekë për ccdo mjek, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është treguar më dorëlëshuar. Një fond shtesë është akorduar nga ky institucion për shpërblimet me rastin e festave. Janë plot 9300 punonjës që do të përfitojnë prej këtij fondi. Kështu nga sa bën me dije ISKSH, mjekët e familjes do të shpërblehen në masën 30 mijë lekë, ose një pagë mesatare mujore. Në total numri i tyre arrin në 1900. Ndërsa 7400 punonjës që i përkasin personelit të mesëm (infermierë e sanitarë) do marrin nga 10 mijë lekë. Në total fondi që do të shpenzojë instituti për këto shpërblime kap shifrën 131 milionë lekë. "Shpërblimet e vitit 2006 dhe 2007 janë më të mëdhatë që mjekët e familjes kanë marrë gjatë gjithë historisë së ekzistencës së ISKSH-së", thuhet në deklaratën për mediat. Gjithashtu drejtuesit e tij sqarojnë se ky shpërblim për festat e fundvitit do të merret nga mjekët dhe stafi tjetër i qendrave shëndetësore, përpos të ardhurave që këto qendra kanë përfituar nga shpërndarja e 10% mbi pagën për performancën gjatë gjithë vitit. Kjo formë e re e shpërndarjes së të ardhurave  është përdorur dhe vazhdon të përdoret nga qendrat për rritje rroge dhe shpërblime në kuadër të reformës. Sa i përket shtesës së performancës, rritja e përcaktuar sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISKSH-së është zbatuar në masën 45%, në bazë të realizimit nga vetë qendrat. Sipas të dhënave të ISKSH, rezulton se të gjitha qendrat shëndetësore kanë aplikuar rritjen e pagave të bazuara në vendimet e këshillit. Kjo rritje në total kap vlerën 209 milionë lekë. Për 6-mujorin e parë të vitit janë dhënë shpërblime në 141 qendra shëndetësore, nga 418 qendra gjithsej me efekt financiar 69 milionë lekë. Sipas Drejtorive Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, tërheqja e buxhetit për aktivitet varion nga 11% deri në 65% të planit. "Nga të dhënat që disponojmë rezulton se ato qendra shëndetësore, të cilat kanë tërhequr vlerë më të madhe të buxhetit për aktivitet, mbështetur në realizimin e numrit të parashikuar të vizitave, kanë arritur të paguajnë pagat e rritura. Gjithashtu kanë likuiduar të gjitha detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe ndaj të tretëve për blerjen e mallrave e shërbimeve. Në disa raste është  dhënë deri një pagë shpërblim", sqarojnë specialistët e ISKSH. Përkundër kësaj, qendrat shëndetësore që kanë realizuar numër të vogël vizitash kanë marrë një buxhet më të ulët.9300 punonjestë poliklinikave dhe qendrave shëndetësore në rrethe do të shpërblehen nga ISKSH për festat e fundvitit. Instituti, është treguar bujar më shumë se Ministria e Shëndetësisë30 mije lekeshpërblim do të marrin mjekët e poliklinikave ndërsa 10 mijë lekë do të përfitojë personeli i mesëm (infermieret dhe sanitaret). Kjo, në sajë të një buxheti shtesë që është dhënë nga ISKSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›