BB: Kujdes me investimet në infrastrukturë

"Nuk është një zgjedhje e lehte, sepse vendi ka nevojë të përmirësojë infrastrukturën, ka nevojë për rrugë, të përmirësojë rrjetin elektrik dhe ujësjellësit. Por nëse situata në eurozonë përkeqësohet dhe nëse të ardhurat do të jenë më të ulëta se sa janë parashikuar ne buxhetin e 2012 mund të jetë e nevojshme të shtyhen disa nga këto projekte të mëdha ne infrastrukturë. Pra duhet monitoruar situata me shume kujdes dhe te mos pritet ne periudhe afatmesme për të bërë këto rregullime, por nëse është e nevojshme të ndërhyhet sa më shpejt", tha për TCH, Ksenia Ivovski, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë.
Banka ka arsye të forta, se pse për herë të parë po rekomandon një masë kaq drastike, pasi me këtë mënyrë sipas saj nuk përkeqësohet borxhi publik dhe nuk cenohen shpenzimet për sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia.
"Së pari me lejoni të them që niveli i borxhit në Shqipëri është rreth 59 për qind, shume afër asaj qe ne e quajmë kufiri i sigurte për ekonomi si Shqipëria. Kur ndodhesh në një situate te tille buxhetore ka dy prioritete. E para është fokusimi tek rritja e te ardhurave përmes përmirësimit të mbledhjes se taksave. Dhe pasi është bere kjo dhe buxheti vazhdon te jete i shtrënguar duhet te besh zgjedhje të vështira tek shpenzimet. Dhe kur ndërhyhet tek shpenzimet, mbrojtja e sektorëve kyç si shëndetësia dhe arsimi është qartësisht prioriteti kryesor, sepse kapitali human është pasuria me e madhe që një vend ka dhe do të ketë", thotë Ivovski.
Ajo thotë se për fat të mirë të gjitha institucionet parashikojnë rritje për Shqipërinë, por më të ngadaltë. "Ne parashikojmë një rritje afatmesme tek rreth 3 për qind, qe është dukshëm me e ulët nga ajo që Shqipëri ka pasur. Kjo do të thotë ngadalësim i uljes së varfërisë ose edhe stanjacion i mundshëm i niveleve të saj. Po kështu kjo rritje me e ulet ekonomike do te thotë rritje e mundshme e pabarazisë qe duhet te jete një shqetësim kryesor, dhe se fundmi do të thotë përmirësim më i ngadaltë i standard te jetesës për shumicën e shqiptareve", tha Ivovski. /Start/
2011-12-14 15:12