E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana: Përparësi zhdoganimit të fruta-perimeve

Të gjitha degët doganore në Shqipëri duhet t’i japin përparësi absolute zhdoganimit të fruta-perimeve dhe mallrave të tjera ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka ka lëshuar dje një urdhër për të gjitha degët doganore, duke iu kërkuar përparësi në zhdoganimin e frutave dhe perimeve, por edhe mallrave të tjera ushqimore. Gjymishka deklaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të monitorojë zbatimin e këtij urdhri. Urdhri i Doganave vjen pas shqetësimit të ngritur nga tregtarët në një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha, se rritja e çmimeve në prag festash vjen edhe për faktin se frutat e perimet bllokohen në dogana. Ky urdhër synon të përshpejtojë procedurat doganore, si dhe të reduktojë kohën e qëndrimit të produkteve ushqimore në doganë. Gjatë këtij muaji është rritur ndjeshëm sasia e mallrave ushqimore në doganat e vendit, si pasojë e kërkesës së konsumatorëve për festat e fundvitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›