E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyjet, Mjedisi kontroll kompanive

Shqipëria po “zhvishet” dita-ditës prej kurorës së gjelbër, për shkak të shfrytëzimit pa kriter të pyjeve. Zonat më të prekura nga prerja e pyjeve në mënyrë të papërgjegjshme janë ajo e Devollit, Burrelit, Mokrrës etj. Në këto kushte, Ministria e Mjedisit ka lajmëruar masa të ashpra për ata që prekin pyjet shqiptare. Sipas kreut të Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave, Arsen Proko, nga kontrollet ka rezultuar se disa prej kompanive nuk kanë realizuar detyrat sipas planit të Ministrisë së Mjedisit. Ndërkohë që në nismën e Ministrisë së Mjedisit për shtimin e sipërfaqes pyjore janë përfshirë edhe njësitë vendore, të cilave u është lënë detyrë që për çdo dru të prerë të mbjellin dy fidanë të rinj. Në vitin 2010 kanë qenë 225 kompani që ishin të licencuara për të operuar në pyje, ndërkohë që këtë vit numri i tyre është reduktuar në 16. Për sa i përket sipërfaqeve të mbjella me pyje të reja, Proko deklaroi se përgjatë vitit 2011 janë mbjellë 6 mijë hektarë. Së shpejti, Ministria e Mjedisit do të nisë zbatimin e një nisme sipas, së cilës çdo vit do të mbillen 3.5 milionë fidanë të rinj, aq sa është numri i popullsisë në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›